Ky vit akademik me 1000 studentë më pak/ 'Reforma' e qeverisë mbyll 17 programe në rrethe

E Enjte, 31 October 2019 16:49

E ashtuquajtura ‘Reforma në arsim’ për të rritur mesataren e pranimit në universitete në 6.5 ka dhënë efekt në daljen nga sistemi për 1 mijë maturantë që nuk mund të ndjekin studimet e larta.

Dita e sotme ishte afati i fundit për regjistrimet në universitete dhe rezulton se janë mbi 21 mijë të rinj që kanë përfituar të drejtën e studimit nga 22 mijë që ishin një vit më parë.

Rritja e mesatares nga Ministria e Arsimit ka dhënë efekt, sidomos në Universitetet e rretheve, ku në 17 programe studimi nuk është regjistruar asnjë student, ndërsa janë rreth 56 degë që rrezikojnë të mbyllen për shkak se nuk plotësojnë numrin minimal të studentëve.

“Në total te mësuesia, numri i atyre që kanë aplikuar nuk ka një ulje. Por në degë të veçanta, kryesisht janë prekur Shkencat e Natyrës si kimi, fizikë, matematikë në rrethe ka pak regjistrime. Në Shkodër dega e fizikës nuk kishte regjistrime. Ka disa degë specifike që hyjnë në degët e vështira të mësuesisë, ku ka një numër të limituar se nuk ka regjistrime”, thotë për Ora News Arjan Xhelaj, drejtori i Rrjetit Akademik shqiptar.

Plotësim të kuotave në masën 100% ka pasur vetëm Universiteti i Mjekësisë dhe ai i Sporteve.

“Kemi një ecuri të mirë në Universitetin e Tiranës dhe universitetet e mëdha të rretheve. Besoj që janë ezauruar dhe të gjithë dëshirat e maturantëve. Kush donte të vijonte shkollën ka pasur mundësi në këto tre raunde të aplikimit të regjistrimit për të vijuar studimet e larta”, shton ai.

Interes këtë vit ka pasur edhe për programet e arsimit profesional, ku janë regjistruar 7.6% e studentëve.

Ndërsa një rritje e lehtë e regjistrimeve është shënuar edhe në universitetet private, në auditoret e të cilave janë ulur 25% e studentëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...