Në një dalje për mediat nga selia e LSI, ish deputeti Përparim Spahiu është shprehur se situata e rëndë ekonomike që ka kapluar vendin tashmë nuk mund të fshihet nga askush.
Sipas Spahiut, presioni për të punësuar militantë partie, shkarkimet e pa drejta nga puna, kanë vënë në rrezik pensionet, duke disbalancuar llogaritë e sigurimeve me një deficit prej 110 milionë eurosh.
"Buxhetit, vazhdojnë t’i mungojnë më shumë para, duke rrezikuar jo vetëm pensionet por dhe pagat. Me këto ritme kjo do të ndodhë së afërmi, qeveria nuk do të paguajë dot më mësues, mjekë dhe policë. 610 milionë euro është borxhi i fshehur nga Rama, fakt i denoncuar nga KLSH. 65 milionë euro i mungojnë tatimeve dhe doganave në 9 muajt e parë të këtij viti. Borxhi publik ka kaluar 80%", u shpreh ish-deputeti i LSI.
Deklarata e plotë e Përparim Spahiut:
Situata e rëndë ekonomike në vend, e denoncuar kaq shumë nga opozita por që ka rënë gjithmonë në veshin e shurdhër të qeverisë, tashme ka dalë në pah dhe nuk mund t’a fshehë më askush.
Rasti me flagrant, por dhe më i frikshëm, i bërë publik së fundmi, është ai i mospagesës së sigurimeve nga më shumë se 1200 ente publike. Një situatë alarmante për buxhetin e sigurimeve shoqërore ku entet shtetërore nuk paguajnë kontributet.
Presioni për të punësuar militantë partie, shkarkimet e pa drejta nga puna, kanë vënë në rrezik pensionet, duke disbalancuar llogaritë e sigurimeve me një deficit prej 110 milionë eurosh.
Me reformën teritoriale parashikohej rreth 80 milionë euro më pak shpenzime administrative ndërkohë që me rilindjen ka ndodhur krejt e kundërta. Jo vetëm që nuk është kursyer gjë por punësimet e militantëve pa asnjë kriter na kanë çuar në një situatë kaq të rëndë saqë entet shtetërore, sidomos bashkitë, nuk paguajnë shumën e detyrueshme për pensionet ose më keq akoma, paguajnë punonjës që nuk janë as të regjistruar në zyrën e sigurimeve.
Pra, jemi në një situatë ku nuk diskutohet më rritje pensionesh por a garantohen ato.
Edhe pse pagesa është e detyrueshme, madje përbën dhe vepër penale, nuk kemi parë asnjë masë të marrë pasi nuk mund të zgjidhë çështjen ai që me qëllim e ka krijuar atë.
Shkurtimi i fondeve për investime, pra për më pak ujësjellësës, më pak rrugë, më pak punë publike është një tregues tjetër i katrahurës financiare që ka përfshirë Rilindjen.
52 % e projekteve të programuara nuk kanë marrë asnjë financim në 7 muaj.
Normal që mos financimi I projekteve të planifikuara vjen si rezultat i rënies së të ardhurave si pasojë e mungesës së investimeve por dhe përfundimit të dy projekte të mëdha si ai i TAP dhe Devollit. Prej vitesh kemi ngritur alarmin e mungesës së politikave incentivuese dhe ja ku jemi sot.
Buxhetit, vazhdojnë t’i mungojnë më shumë para, duke rrezikuar jo vetëm pensionet por dhe pagat. Me këto ritme kjo do të ndodhë së afërmi, qeveria nuk do të paguajë dot më mësues, mjekë dhe policë. 610 milionë euro është borxhi i fshehur nga Rama, fakt i denoncuar nga KLSH. 65 milionë euro i mungojnë tatimeve dhe doganave në 9 muajt e parë të këtij viti. Borxhi publik ka kaluar 80%
Rënia e të ardhurave, kryesisht nga TVSH, tregon rënien drastike të konsumit, si tregues bazë I ngadalësimit të ekonomisë
Këto të dhëna tregojnë qartazi gjendjen e rëndë në të cilën është ekonomia shqiptare ku me të drejtë mbizotëron mungesa e shpresës se kjo maxhorancë mund ta nxjerrë nga bataku ku ka rënë e perkthyer në largësim masiv të tyre nga vendi.
Ne po vuajmë një model ekonomik të dështuar si shprehje e koncepteve politike që ka Edi Rama për shtetin dhe ekonominë, koncepte që nuk garantojnë perspektivë dhe zhvillim.
LSI është e gatshme të ballafaqohet mbi platforma e sigurt në suksesin e zgjedhjeve të ardhshme".