Ka përfunduar takimi i katërt i grupeve të punës të LDK dhe Vetëvendosjes, për krimin e qeverisë së re të Kosovës.
Mediat kosovare raportojnë se takimi është zhvilluar në selinë kryesore të Vetëvendosjes. Përfaqësuesi i LDK-së Arben Gashi tha se në këtë takim u diskutuan për tema që kanë të bëjnë me sigurinë e brendshme dhe të jashtme.
“Temat që u diskutuan në këtë takim kanë të bëjnë me sigurinë e jashtme, me ushtrinë e Kosovës, ngritja e kapaciteteve të ushtrisë së Kosovës dhe përgatitja e saj në afatin optimal për t’u anëtarësuar në NATO. Siguria e brendshme që ka të bëjë me sigurinë në trafik, me sigurinë publike, me sigurinë e pronës, jetës dhe shëndetit të qytetarëve, sigurinë nga emergjenca civile. Diskutuam po ashtu dhe për sundimin e ligjit që ka të bëjë me gjykatat dhe prokuroritë. Folëm për vettingun, për dekriminalizimin dhe po ashtu folëm për çështjen e krijimit të një zyrë të veçantë që do të quhet Zyra Shtetërore e Hetimit. Për këtë zyre ende nuk kemi një qëndrim final. Kjo zyrë do të ketë disa komponentë siç janë: lufta kundër krimit të organizuar, hetimi i krimeve të vjetërsuara dhe sidomos krimeve politike, lufta kundër korrupsionit, dhe sundimi i ligjit në aspektin e antikorrupsionit dhe verifikimit të pasurisë së zyrtarëve të dyshuar. Kjo zyrë ka nevojë ende për sqarime dhe për të parë a cenon sistemin kushtetues të Kosovës dhe a do të ketë ndryshime në ligje”, tha ai.
Ndërkohë, takimi i radhës do të mbahet ditën e hënë në orën 15:00.