Në një bashkëbisedim në selinë e PD-së, lideri i Opozitës Lulzim Basha ka shpalosur programin e partisë që ai drejton sa i përket rinisë.
Përkrah kryetarit të forumit rinor të CDU, Junge Union, Tilman Kuban, Basha paralajmëroi nisjen e një turi kombëtar në të gjithë vendin, kiu në fokus do të jenë pikërisht.
Sipas Bashës, zotimi kryesor i PD është "Ti rikthejmë shpresën Shqipërisë dhe të rinjve".
“Nga sot nis turi im kombëtar për Rininë. Ky vend e ka të gjithë potencialin për të mundësuar zhvillim e punësim, kryesisht për të rinjtë. Një klimë të mirë për biznesin dhe investitorët e huaj, një reformë në arsim ku në qendër të jetë studenti dhe e ardhmja e tij., Duhet një qeveri që të ketë vizionin dhe npasionin dhe tju vendosë ju në krye.
Ne e kemi këtë vizion. E kemi treguar se e kemi këtë forcë e pasion. Dua tju dëgjoj, vështirësitë tuaja, aspiratat tuaja. Jo vetëm do ta dëgjoj zërin tuaj, por ju do të jeni bashkudhëtarë në rrugëtimin tonë dhe në bërjen realitet të çdo zotimi dhe zotimi ynë kryesor është “Ti rikthejmë shpresën Shqipërisë, ti rikthejmë shpresën rinisë”, u shpreh ndër të tjera Basha.