“Kundër Francës…”: Kreu i FSHF hedh poshtë mundësinë e dështimit të inaugurimit

E Enjte, 31 October 2019 19:29

“Nuk ka asnjë dyshim që stadiumi do të inaugurohet në datë 17”: me këto fjalë Armando Duka, presidenti i FSHF-së, ka insistuar se impanti i ri Arena Kombëtare do të jetë gati për ndeshjen kundër kampionëve të botës të Francës. Kreu i futbollit në vend ka hedhur poshtë alternativën se problemet e evidentuara nga inspektorët e UEFA-s mund të shtyjnë hapjen e stadiumit të ri.

Në një intervistë për “Neës 24”, Duka ka insistuar se: “Po punohet me intesitet deri në datë 17. Tani jemi duke i dhënë dorën e fundit, duke montuar disa pajisje, duke pastruar dhe duke bërë gati të gjitha, për inaugurimin. Specialistët kanë marrë shënim vërejtet, të cilat nuk janë shumë esenciale dhe po i riparojnë. Gazetarët dhe komentatorët do të vendosen në katin e parë në tribunë, pasi sipas tyre është dukur më e përshtatshme. Nuk ka asnjë dyshim që stadium do të inaugurohet në datë 17, vetëm forcat madhore e ndalojnë”.

Ndërkohë, sipas asaj që bën të ditur RTSH Sport, gjatë inspektimit të fundit, të dërguarit e UEFA-s kanë pasur disa kritika dhe kanë vendosur detyra emergjente ndaj njerëzve përgjegjës për finalizimin e punimeve. Problemet më të mëdha lidheshin me çështjet teknike që kanë të bëjnë me prodhimin e sinjalit, transmetimin e ndeshjes dhe akomodimin e komentatorëve e gazetarëve. Sipas të dërguarve të UEFA-s, pozicionet e kamerave të transmetuesve të ndeshjes duhet të zhvendosen një kat më poshtë për të siguruar një pamje më të plotë, por me të njëjtën arsye duhen zhvendosur edhe vendet e komentatorëve të sfidës. Probleme janë evidentuar edhe në pozicionet ku do të akomodohen gazetarët në pjesën e tribunës, pasi jo të gjithë reporterët do të kenë fushëpamje të plotë. UEFA kërkon që gazetarët të akomodohen në vende sa më komode dhe me pamje sa më të qartë të fushës së lojës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...