Shpëtim Zisa, i njohur ndryshe si “monstra i Peshkopisë”, ka tentuar të vrasë veten në burgun e Fushë-Krujës.
Zisa, i dënuar me burg të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen e një të mituri, ka prerë damarët e tij me filxhan kafeje.
Sapo 31-vjeçari ka kryer aktin, është pikasur nga mjekët e spitalit të Burgut dhe ka marrë menjëherë ndihmën e parë.
Kjo nuk është hera e parë që ai tenton vetëvrasjen. Në maj të këtij viti, Zisa i vuri zjarrin qelisë, ndërsa disa vite më parë tentoi që të vetëvarej në qeli.
Ndërkohë, në vitin 2014, do të vritej në Tiranë vëllai i tij, Saimir Zisa, 21 vjeç.
Por cila është ngjarja e tmerrshme për të cilën është dënuar Shpëtim Zisa?
Shpëtim Zisa u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit Besim Çenga. Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi në vitin 2007, ku asokohe 19-vjeçari Zisa e kishte përdhunuar, goditur e më pas e kishte mbytur me lidhëse këpucësh.
Pasi e dhunoi dhe e vrau, ai e hodhi të miturin në një përrua dhe trupi i tij u gjet afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, plot pesë ditë pas zhdukjes.