Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar i pari në rrjetet sociale, pas lëkundjeve të forta që kanë përjetuar sërish banorët e Korçës nga një tërmet me magnitudë 5.2.
Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputeti kërkon të shpallet gjendja e emergjencës për zonat e prekura sipas tij me qëllim që banorët të mos përballen me të njëjtën situatë si disa muaj më parë.
Reagimi i plotë i Braimllarit
Korça preket sërish nga tërmetet e fuqishme dhe instuticionet shtetërore në gjumë të thellë. Sot duhet të ishin në gatishmëri të gjitha instuticionet shtetërore dhe duhet të kishin nxjerrë mësime nga tërmet e disa muajve më parë. Qytetarët po përballen me një qeveri propagandë e cila është kthyer në qeveri statistikash dhe jo shërbimi ndaj qytetarëve.
Duhet urgjentisht të shpallet gjendja e emergjencës në zonat e prekura nga tërmetet me qëllim që banorët të mos përballen më të njëjtën situatë si disa muaj me parë.