Braçe dhe Rama të japin dorëheqje që të ketë hetim serioz për çështjen Ndoja

Premte, 01 November 2019 19:19

Atentati mafioz ndaj prokurorit të Durrësit u paralajmërua tre javë më parë kur qeveria në një rast të paprecedent ndërhyri në një çështje hetimore që prokurori i  Durrësit kishte nisur për një grup kriminal që në bashkëpunim me zyrtarë të hipotekës po gllabëronin prona shtetërore.

Një bandë në Durrës përvetësonte prona me ndihmë të zyrtarëve të emëruar drejtpërdrejt nga Erjon Braçe dhe Edi Rama. Por hetimi i nisur nga prokurori Ndoji preku interesat e bandës dhe Ramës dhe Braçes.

Rama arriti të përdorte edhe foltoren e Parlamentit për ta sulmuar prokurorin që i shkeli në kallo bandës kriminale të pronave. Kreu i qeverisë që mbahet mend për propozimin publik që u bëri bandave duke u thënë të eliminonin njëra tjetrën, jo vetëm e sulmoi prokurorin Ndoji, por edhe u dha mesazhin bandës që po hetohej nga Ndoji që e gjithë qeveria ishte me ta.

Ndërsa numri dy i qeverisë, Erion Braçe sulmoi në disa konferenca për mediat nga zyra e Kryeministrisë prokurorin Ndoja, pasi kishte kërkuar arrestimin e Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK).

Dhe pak ditë pas këtyre deklaratave ndodhi atentati mafioz. Krimi i mbështetur nga Rama dhe Braçe shënjestroi sot prokurorin. Për këtë ngjarje kanë nisur hetimet, por a mund të zbardhet ky atentat nga kolegët e Arjan Ndojit dhe provat t’i dërgojnë ata drejt Ramës dhe Braçes? Nëse kjo dyshe do të vazhdojë të ketë mburojë pushtetin, asnjë hetim nuk mund të jetë serioz.

Modifikuar më Premte, 01 November 2019 19:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...