“Kushtetuta dhe interesi i popullit shqiptare, lajtmotiv në çdo vendim apo mesazh timin”

Saturday, 02 November 2019 10:29

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një intervistë të dhënë për gazetën “MAPO”, është pyetur në lidhje me qëndrimet e tij të fundit dhe mesazhet që ka dhënë.

Presidenti është shprehur se interesi i shqiptarëve dhe mbrojtja e Kushtetutës kanë qenë në qendër të ccdo veprimi të tij.

“Të gjitha mesazhet e Presidentit, që nga dita e parë e bërjes së betimit me dorë mbi Kushtetutë, e deri më tani, kanë qenë në shërbim të stabilitetit të vendit, përmbushjes së reformave kyçe, përparimit në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian, si edhe të dekurajimit të konflikteve artificiale dhe absurde mes palëve, si një sport kolektiv politik i politikës shqiptare ku askush nuk mban përgjegjësi për veprimet që bën.

Të gjitha mesazhet e dhëna nga Presidenti dhe aktet e ndërmarra prej Tij, kanë synuar stabilizimin e jetës politike në vend dhe përmbushjen e reformave për integrimin europian të vendit, që duhet të ishin realizuar prej kohësh. Nëse sipas jush ka patur tension në marrëdhënien midis Presidentit dhe qeverisë apo shumicës, të gjithë janë të ndërgjegjshëm që ky tension asnjëherë nuk e ka patur burimin tek Presidenca, por në dëshirën e paepur të kryeministrit për të zhbërë çdo institucion demokratik në vend. Nuk është detyra e Presidentit të krijojë tensione, as me qeverinë, as me opozitën dhe as me një faktor tjetër, përkundrazi. Është kryedetyra e Presidentit t’i qëndrojë me përpikmëri betimit të tij për të mbrojtur Kushtetutën dhe interesin e përgjithshëm të popullit shqiptar. Përpjekjet e Presidentit kanë qenë gjithnjë për të mos lejuar cenimin e Kushtetutës dhe interesave të popullit shqiptar. Presidenti gjithmonë ka ushtruar kompetencat e tij kushtetuese”, tha ndër të tjera Presidenti Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...