Propozimi i kryeministrit italian për Edi Ramën, që nxjerr zbuluar skemën!

Saturday, 02 November 2019 11:38

Përveçse një strategjie malinje të mirë programuar të qeverive, Rama, për të shmangur investitorët e huaj të mëdhenj nga çdo punë e madhe që bëhet në Shqipëri me PPP e Koncesione, edhe investitorët e huaj më të vegjël i largohen vendit tonë, “si djalli temjanit”.

Gjatë këtyre 6 viteve të qeverisjes së Rilindjes, Dhomat e Tregtisë që përfaqësojnë bizneset e huaja në vendin tonë, si ajo italiane e amerikane në veçanti, sistematikisht ankohen për pengesat korruptive e burokratike që hasin në administratën shqiptare. Në çdo raport të institucioneve të huaja përgjegjëse si Banka Botërore apo FMN që merren me monitorimin e ekonomisë së vendit dhe biznesit, theksohet se administrata e korruptuar shqiptare është një nga arsyet më të mëdha, pse investitorët e huaj nuk preferojnë vendin tonë.

Kjo ka bërë që qeveria shqiptare dhe veçanërisht administrata e saj të shndërrohen në “gogol” dhe të jenë gjithmonë e më pak të besueshëm tek vendet e BE, SHBA dhe veçanërisht te investitorët e tyre.

Aq i madh është ky shqetësim te qeveritë e vendeve nga vijnë biznesmenë në Shqipëri, sa që ka detyruar kryeministrin e Italisë Giusepe Conte gjatë vizitës që bëri së fundmi në Tiranë, që të bëjë një propozim “poshtërues” për qeverinë shqiptare.

Propozimi i kryeministri italian (i cili është ideuar nga biznesmenët italianë në Shqipëri) i cili nxjerr zbuluar skemën korruptive që ka ngritur Edi Rama në administratën shqiptare ishte, që brenda një kohe të shkurtër të krijohet një komisioni i përhershëm dypalësh, i cili do të marrë në shqyrtim problematikat më kryesore dhe kundërshtitë që ekzistojnë midis ndërmarrjeve italiane dhe administratës sonë.

Pavarësisht se mediat shqiptare u morën më shumë me deklaratat politike të kryeministrit Conte gjatë vizitës që kreu në Tiranë të enjten e javës së kaluar, lajmi i vërtetë gjatë konferencës me kryeministrin Rama ishte dorëzimi i “sovranitetit” të administratës te një institucion hibrid shqiptaro-italian.

“Kemi vendosur të krijojmë një komision ekonomik të përhershëm dypalësh, për të gjetur mundësi të tjera për investime ekonomike në Shqipëri nga ana e ndërmarrjeve italiane, duke marrë në shqyrtim dhe problematikat më kryesore dhe kundërshtitë që ekzistojnë midis ndërmarrjeve italiane dhe administratës shqiptare. Ky mund të jetë një instrument për të ndihmuar ndërmarrjet tona që kanë dëshirë ta fuqizojnë praninë e tyre në Shqipëri, të investojnë më shumë dhe më mirë dhe nëse kanë ndonjë shqetësim lidhur me edhe ato aspekte negative që kanë dalë në pah edhe vitet e fundit, që mund të krijojnë një pengesë për investime të mëtejshme italiane në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare, duke filluar nga turizmi, infrastrukturat dhe energjia”, e bëri fakt të kryer Conte këtë ide-ndihmë të kërkuar nga biznesi Italian që vepron në vendin tone dhe që vërteton, se administrata shqiptare nuk është vetëm sabotuese për investitorët e huaj por edhe pjesë e një skeme gjigante korruptive të mgritur nga Rilindja menjëherë pas ardhjes në pushtet.

Modifikuar më Saturday, 02 November 2019 13:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...