Ekspozita ‘Në Mbrojtje të Teatrit’/ Berisha: Rama, Veliaj dhe mercenari Fusha do të ndëshkohen (Video)

Saturday, 02 November 2019 18:53

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në ekspozitën e piktorit Avni Delvina me titull ‘Në Mbrojtje të Teatrit’.

Në fjalën e tij para mediave Berisha përgëzoi piktorin Delvina për këtë punë të shkëlqyer që ka bërë bë mbrojtje të vlerave të simbolit kombëtar siç është teatri Kombëtar i cili kërkon të prishet nga njerëz që mbrojnë anti-vlerat.

Më tej Berisha theksoi se Rama-Veliaj dhe mercenari Fusha nuk do t’i shpëtojnë dënimit.

’Ka bërë një simpozë të artit botëror, në mbrojtje të vlerave të këtij teatri i cili është në çdo vend, është simbol i kombit. Siç kanë flamujt, monedhën, aspo simbolet e tjera absolutisht një nga simbolet e çdo kombi është Teatri Kombëtar, të cilin duan ta rrafshojnë neronët e babëzisë dhe korrupsionit. Ka një banderolë aty varrimi i teatrit, por maska të errëta që mbajë arkivolin e tij. Është padiskutim një nga ekspozitat më mbresëlënëse. Heminguej shkruan dikur në mbrojte të vlerave arti është militant sa vetë arma, në kuptimin e forcës, e mprehtësisë dhe cilido që do të shohë këtu forcën e ftoj të vizitojë këtë ekspozitë vërtetë e jashtëzakonshme në të gjitha rrafshet, atë artistik, të mesazhit dhe të misionit që piktori ynë i mirënjohur Avni Delvina i ka dhënë vetes së vet duke braktisur gjithçka tjetër dhe përqendruar në mbrojtje të kësaj ndërtese e cila sot është një simbol, që është njëkohësisht një nga dëshmitë më të rëndësishme të historisë së këtij kombi, të cilën duan babëzisht element të zhveshur nga çdo lloj vlere dhe pari si Edvin Mafia dhe lal plehu të cilët kanë gjetur edhe një mercenar që nuk do i shpëtojë dënimit në histori siç është ligj-Fusha, për të groposur këtu historinë e artit kombëtar teatral një nga zhanret më të respektuar të artit. Më vjen shumë mirë që piktori i njohur ka derdh të gjithë gjeninë e tij krijuese në mbrojtje të këtyre vlerave, dua ta përgëzoj nga zemra për këtë ekspozitë të jashtëzakonshme’, deklaroi Berisha.

Modifikuar më Saturday, 02 November 2019 19:26
Login to post comments