Kur krimi shkrep plumbat mbi drejtësinë, nga vrasja e gjyqtarit Konomi te atentati dje në Durrës

Saturday, 02 November 2019 20:34

Atentati ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme pranë “Mbikalimit të Shkozetit” dhe që la pas 3 të plagosur, nuk është rasti i parë kur krimi godet eksponentë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Më herët janë vrarë një gjyqtar dhe dy avokatë, ngjarje të cilat edhe sot janë pa autorë.

Ja disa nga ngjarjet më të bujshme ndaj “togave të zeza”:

Në shtator të vitit 2003, u vra shoferi i ish-kryprokurorit Theodhori Sollaku. Vet Sollaku vite më vonë, e ka cilësuar ngjarjen si një sulm ndaj institucionit të Prokurorisë.

Image

Në shtator të 2011-së, në mes të Vlorës, u hodh në erë me tritol makina e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili nuk mbijetoi dot. Si për çudi, edhe atentati ndaj gjyqtarit Konomi lidhej pikërisht me pronat, të cilat i pretendonte edhe një grup kriminal.

Image

Krimi ka shkuar edhe më tej, ku ka vrarë avokatët. Vrasja e 22 marsit 2019 e Ravik Gurrës në Elbasan, avokati i një familje të njohur në këtë qytet, ishte një mesazh, se tashmë grupet kriminale kërkojnë të eleminojnë këdo që mbron kundërshtarët.

Image

Për të njëtën arsyje dyshohet se u vra edhe kreu i Dhomës së Avokatisë Kleanthi Koço, në vitin 1999.

Image

Ngjarja e djeshme në Durrës, por edhe ngjarjet e sipërpërmendura, pa harruar edhe këtu kërcënimet dhe shantazhet që punonjësit e drejtësisë marrin thuajse çdo ditë, tregojnë se krimi i organizuar në vend ka kaluar në një nivel tjetër. Paratë e fituara nga aktivitetet kriminale dhe mbështetja politike e kanë fuqizuar aq shumë, sa godasin pa frikë edhe zyrtarë të lartë të shtetit.

Login to post comments