Kur Edvin Mafia kërcënonte Europën me gjakderdhje!

Diel, 03 November 2019 15:41

Nga Sali Berisha

Nje status i publikuar katër vite më parë-September 11-2015-12:24

 

Ç'pune ke me BE ti o piktor deshtak!!!

 

Per ty plaste Europa dhe rrofshin Ervis Roshet, Artur Bushet, Mark Frroket, Arben Frroket, Aldo Baret, Kostandinet, Orik Shytet, Arben Ndoket !!!!

Te dashur miq, perseri Edvin Kristaq Rama per te mbuluar lidhjet e tij koke e kembe me krimin dhe deshtimin e tij te plote me qeverisjen e shtetit policor, kercenon BE ne mediat amerikane per gjakderdhje te medha ne Ballkan njelloj si dikur eterit e tij apo me vone Millosheviçet, Sheshelet dhe Arkanet e Beogradit. Kurse dje ne mediat italiane akuzoi BE se po deshton si motor shprese, madje Kasandra Koleka e paralajmeroi Europen se po rrezikon shpartallimin me themeli.

Me keto qendrime dhe deklarata qe i shkojne pershtat vetem nje brigandi apo te semure rende psiqik, Shqiperia ecen drejt te shkuares dhe jo drejt BE.

BE ndertohet mbi vlerat e parimet qe ti shkel e dhunon çdo dite.

Bashkimi Europian bazohet mbi ligjet dhe sundimin e ligjit dhe jo te bandave dhe krimineleve me te cilet je i lidhur si mishi me thoin te llojit Kostandin Xhuvani, Mark e Arben Frroku, Artur Bushi e Aldo Bare, Orik Shyti, Arben Ndoja, Sidrit Dane etj etj.

Bashkimi Europian bazohet mbi transparencen dhe jo mbi vjedhjet e tua dhe suites tende qindra milionesge ne tendera, tatime, dogana si ne asnje vend tjeter ne Europe dhe ne bote.

Bashkimi Europian bazohet ne respektin e institucioneve te pavarura dhe jo ne etjen tende te cmendur per pushtet, per te cilen ti do te besh kreun e shtetit, kreun e policise, gjykatave, te prokurorise, te IlDKP, kryetarin e bashkise te Shqiperise etj etj, vet Enverin, atin tend shpirteror apo Old Mayer-in e Xhorxh Orëellit.

Bashkimi Europian bazohet ne respektin e te drejtave te njeriut kurse ti po nderton shtetin policor ne vend te shtetit ligjor dhe ke arrestuar ne nje vit 38 mije qytetare dhe ke plasur ne paraburgime sipas organizateve nderkombetare, me shume se Siria dhe Iraku dhe me vrasjen e shpreses, rrenimin e vendeve te punes, shkaterrimin e mbrojtjes se brishte sociale ke larguar nga vendi dhjetra mijra qytetare per te kerkuar azil politik ne vende te tjera, ndonjehere edhe me shume se sa Asadi i Sirise.

Ti kercnon BE si aventurier, brigand dhe i semure psiqik sepse ti mendon se Europa e Paqes eshte Europa e Dobesise, nderkohe qe duhet ta dish o sharlatan se Europa nuk kercenohet dhe se paqja eshte forca dhe arma e te gjitha armeve te saj te te gjitha llojeve.

Se fundi, ata qe te keshillojne ty, mendjen tende te semure se per te shpetuar lekuren tende duhet te leshosh kercenime dhe paralajmerime per kataklizme, pavaresisht nga pashaporta qe mbajne ata nuk jane Europa por jane njelloj si ti hajdut, te korruptuar dhe se bashku me ta jeni llumi i saj!!

Modifikuar më Diel, 03 November 2019 16:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...