“Nga portretet e martirëve katolikë tek ata të dëshmorëve të Luftës në bulevard, pse Rama shkon te streha e tij ideologjike sa herë e zbon Europa”

Hënë, 04 November 2019 13:19

NGA AGRON GJEKMARKAJ

Një  prej atyre mëngjeseve  të shtatorit  të vitit 2014 në vigjilje të vizites së Papa Françeskut  në Tiranë , Bulevardi  “Dëshmoret e Kombit “   u zgjua  i mbushur me portretet e  martirëve të Kishes Katolike Shqiptare ! Nuk ishin të gjithë ! Mungonte, At Anton Harapi e të tjerë, por ishin mjaftueshem  për ti dhënë asaj lugine pamjen e një honi të kujtesës sonë të pergjakur ! Ajo ishte një gjetje e Edi Rames, ndër më të suksesshmet e tij, vetë shkelqimi !

Befasisë dhe emocioneve nuk u shpëtoi as Ati i Shënjtë ! Shumë kush mendoi që Kryeministri prej një viti në detyre po vendoste një marrdhënie të re me të ardhmen duke lexuar në menyrë krejt origjinale të shkuaren ! Katoliket të cilet në këtë vend perpjekjet për mbijetesë  identitare e kulturore i kanë patur së paku dyfish më të shumta se bashkë atdhetaret e tjerë  për arsye rrethanash, historike e ideologjike u perkedhelen disi në seder ! Ndonjërit syresh Edi Rama i dukej si Injacio la Jola pas ngritjes nga lengata e krevati drejt themelimit të urdherit të ri ! Por nuk patem vonesë shumë, s’na la gjatë të presim , rruga nga fjalet të faktet qe teposhte dhe e shkurter ! Elaborimi i historisë së katoliçizmit  herë pas here është në modë për politikanet shqiptarë që asgjë të krishterë nuk kanë në formim për tu dukur simpatik e të veçantë perballe botes perendimore ! Një kompleks u rri në kokë si nyje gordiane !

Ndonjëherë ja kanë dalë  të bëjnë pershtypje ! Rasti i Rames është më paradoksali ! Nëse perballë Papes  i  duhesh martiret  e besimit dhe të lirisë , historia e Pal Engjellit, Skenderbeut, Buzukut, Barletit, Beçikemit,  Budit, Bogdanit, Bardhit, Fishtes, Mjedes,  At Zef Pllumit apo e Mikel Koliqit , Ernest Troshanit dhe mbi të gjitha e Nënë Terezes   atje ku është humusi historik i ketyre vendosi si perfaqesues personazhe të hurit e të litarit, me lidhje organike me boten e krimit me justifikim se ai milet atë terbiet do , duke e thënë troç në një studio televizive ! Askush nuk e ka perzhitur imazhin e popullsisë katolike sa Edi Rama ! Ky është dualizmi tipik  hipokrit i Kryeministrit tonë ! Të tjerët janë tallur pak më me delikatesë, po janë tallur ama,  duke gjetur idiotë të pademshem,  pa shtyllë korrizore me mbiemra prelatesh !

Perseri në ajrinë e Bulevardit “Deshmoret e Kombit” u shfaqen portrete deshmoresh të luftes së dytë boterore ! Një gjë duhet thënë në krye të herës ! Dikujt që ka dhënë jetën për këtë vend nuk mund ti kerkosh asnjë llogari ! Më shumë se jeten askush nuk i ka borxh as vendit e as idesë që ndjek për të cilen edhe bie ! Ne jemi rritur me abuzimin dhe hiperbolen me mitin e tyre tejet te keq perdorur për të justifikuar diktaturen e dhunen e saj, diktatorin pizeveng  dhe gelbazat e tij në çdo nivel, pushtet, arsim, kulturë, e kudo ! Po ata nuk kanë asnjë faj ! Luftun, besuan dhe u vranë ! çdo anatemim ndaj tyre është gabim dhe mosmirnjohje ! Një komb që nuk nderon deshmoret e tij është i destinuar të ketë një të ardhme të zymtë , deklaronte At Gjon Shllaku pak para se të flijohej nga një toge plutoni në vitin 1946 !

Në këtë kontekst ,Kryeministri ka bërë prapë mirë ! Por serish lind një problem etik ! Kur Kryeministrit i duhej ose shpresonte e besonte se do të çapitej drej Europes  perdori martiret pro europian të antikomunizmit! Tani teksa  Europa e ka zbuar për mos perputhje të plotë ushtrimi të pushtetit ai kerkon të strehohet tek baza ideologjike e cila simbol ka Gramoz Ruçin ! Kjo i duhet për mbijetesë ! Trajektoria e “Kryerilindasit” është perseri tronditese për nga etika historike ! Në vitet e para të pluralizmit duke lënë shënjen kryesore tek libri “refleksionet” ai  dukej mjaft i ndershem në analizen që i bente , luftes së dytë boterore në Shqiperi, rrolit të jugosllaveve në formin e PKSH, genjeshtrave në shkrimin e historisë, permasave të luftes civile e vllavrasëse ! Madje ai tallej deri në tepri!

Por ato i ka harruar , pergenjeshtruar, lidhja me Bllokun është aksi i sigurtë për të bërë karriere në Partinë e tij socialiste ! Femijet e kesaj lagjeje të ndyrë i ka në të gjitha nivelet pa harruar lidhjen e tij me ketë zonë të ndaluar të lirisë ! Ata nuk kerkuan kurrë falje për asgjë, pastaj të bënin karrierë  ! Ata janë krenarë për krimet ! Kulti i  “krimit të dobishem” mbijeton mes tyre !  Ai të veteve së paku do duhej tu kerkonte ndjesë  për ato që ka thënë në vitin 1991 megjithse , ska nevojë se ja falin të gjitha për hir të pushtetit ! Shqiperia po pergatitet të festojë 75 vjetorin e clirimit  në mesin e një krize të rënde politike !

Në qiellin e “deshmoreve të kombit”  do të duhej të ishin edhe nacionalistet që dhanë jetën , e mbi të gjitha ata qindra e mijera që pesuan gijotinën e pas luftes , të gjithë ata që në ëmer të lirisë luftuan tiraninë  !

Ndersa vendosja ne qiell e atyre qe kane lyer duart me gjak , te njohur e te vertetuar si kriminele eshte nje atentat ndaj humanizmit dhe  ndaj viktimave te regjimit! Një provokim i flligtë ! Nuk nxirren  dot nga ferri ku i ka futur mizoria qe bene vete duke i varur me konop ne “parajsen” e Edi Rames pemeve te Tiranes! Sa me lart ti ngrene po kaq trishtueshem  na bie mbi kokë hanraku i Diktatures! Kjo eshte sy shkelje! Ju mos me leshoni se nuk ju leshoj pa per krimet hallall !

Paradoks i madh, të rënet që sot i kanë portretet lart të varura në re, luftuan për lirinë e na erdhi tirania ! ! Kryeministri kerkon ndihmë nga idealistet e vdekur, për të mbajtur pas froten e komunizmit , e  bën pa skrupuj, e bën shpesh, e bën sa herë ti nevojitet ! Por nuk është i vetëm në këtë hipokrizi ! Shoqëria në vetvete ska bërë asnjë akt emancipimi ndaj së kaluares ! Koka dhe shpina e saj janë perkulur me shpresë së dekadat e zbusin peshen e krimeve dhe të fajeve ! Ende ajo nuk ështe e gatshme të pranojë një Kryeminister apo President nga radhet e të persekutuarve politik !

Në dy raste kur Kryetari i Parlamentit vinte nga kjo shtresë  një gjest për tu konsideruar, sot ngjan më shumë si një kalkulim elktoral  perfaqësimi sesa emancipim i pergjithshem social ! Mentaliteti është ky, ja ne u japim të persekutuarve kaq vënde apo një vënd po ama në thelb përemri mbetet “NE“ ! Shkrimtari  Italian Antonio Pennacchi  autor i librit bestseller “Kanali Musolini” pat thënë në Tiranë “diktaturat fillojnë si vullnet i pakicës mbi shumicën dhe me kalimin e kohes shnderrohen në sundim i shumicës mbi pakicën ! Në këtë ekuacion shtrihet edhe drama e shoqërisë shqiptare ! Ajo luan me të vdekurit e vet e pa zonja që të ballafaqohet me zuzaret e gjallë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...