Denoncimi ‘bombë’/ Ja si Lleshaj dhe zyrtari i lartë i MB po vjedhin miliona euro nga tenderi i policisë

Hënë, 04 November 2019 17:51

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër rast skandaloz, ku tregohet se si Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj ministrie po vjedhin miliona euro nga taksat e shqiptarëve me anë të ‘Veshmbathjeve të Policisë së Shtetit’.

Ish-kreu i qeverisë ka bërë publik denoncimin e një qytetari i cili tregon se si Lleshaj dhe zyrtarë të lartë shtetërorë pas pezullimt të tenderit “Veshmbathjes së Policisë së Shtetit”, të cilës ja hoqën një firme shqiptare për t’ia dhënë një firme kroate pasi kanë rënë dakord me pazarin, ku fitojnë miliona euro të gjitha palët.

Ja postimi i Berishës:

Akuza te renda per vjedhje klamoroze per Gjeneral Hashashin dhe sekretarin e tij te pergjithshem!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital se si vjedh gjeneral Hashashi ne tenderin per uniformat e policise! sb

Pershendete dr.Pas pezullimit prej 3 muajsh të tenderit të “Veshmbathjes së Policisë së Shtetit” me vlerë prej 2.800.347.570 lekë, tenderi rihapet për të vazhduar jo me në favor të firmës “Gjergjefi” që ishte paracaktuar më pare, por tani për një firmë kroate, e quajtur “Krocco”, në bashkëpunim me firmën shqiptare “Ro.gat security”, me experiencë pothuajse zero në fushën e prodhimit dhe trajtimit të veshmbathjeve.

Në rastin e parë, kur ky tender u hap ishte përcaktuar fituesi me metodat klasike, në rastin në vazhdim me metoda mafioze, të padëgjuara më parë dhe me ndëhyrjen direkte të autoritetit më të lartë të M.B., është pothuajse i vulosur fituesi “Krocco” me partnerin lokal, kompanine (Ro.gat security).

Argumentet teknik:

1- Gjatë procesit të tenderimit, ndërrohen 3 here specifikimet teknike te 90% të artikujve. Hapet tenderi me 115 artikuj me specifikime teknike të mbështetura në disa V.K.M. : Nr.55 date 27/01/2016 ; V.K.M. Nr.512 date 04/09/2018; V.K.M. Nr.287 date 10/05/2019, një muaj më vonë (gjatë procesit të tenderimit) bën testim tregu të 50% të artikujve të tenderuar, por me specifikime të tjera. Dhe me datë 17/10/2019 vazhdon tenderin e pezulluar më parë, por me specifikime krejtësisht të ndryshuar dhe pa bërë testim tregu dhe të mbështetura në V.K.M. të botuar deri me sot.

Burime prane M.B. pretendojnë se Ministri S.Lleshi, sekretari i pergjithshem i M.B., dy biznesmenë shqiptarë ( të përfshirë në këtë afere) dhe një ish general nga Kosova (me rol ndërlidhës), janë takuar me perfaqësuesit e firmës kroate “Krocco” ne Kroaci, ku gjate nje vizite zyrtare, ku rastesisht u takuan me perfaqesuesit e kompanise Roço.

2- Skandali i ketij proçesi thellohet me uljen e sasisë për çdo artikull, por fondi limit mbetet i pandryshuar. Pra artikujt janë po ato 115 , por sasia e tyre është më e ulet se në hapjen e tenderit. Diferenca në këtë rast është 4.000.000 $. Kuptohet që, kjo diferencë justifikohet me ndryshimin e specifikimeve teknike për çdo artikull.

Në këtë garë (tender) nga M.B. kërkohen në fazen e II-të që të vijojë pas datës 5 nëntor që, çdo konkurentë te paraqesë 112 mostra të prodhuara tashmë me specifikimet e reja.

Për kohën e lënë në dispozicion, taknikisht praktikisht është e pamundur të prodhohen këto mostra bashkëlidhur me analizat laboratorike shumë të ndërlikuara .

Por kjo është e mundur vetëm për bashkimin e operatorëve të paracaktuar.

Për këtë skandal do t’ ju tregojmë edhe hollesi të tjera.

Modifikuar më Hënë, 04 November 2019 17:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...