Basha premton studentët: Bursa falas për të rinjtë me të ardhura të ulëta

Hënë, 04 November 2019 18:24

Studentët që kanë të ardhura të ulëta në familjet e tyre do të përfitojnë bursa falas. Kështu deklaroi kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë e Qarkut të Elbasanit.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, lideri i opozitës tha se kur PD të vijë në pushtet, studentët do të ndihmohen nga qeveria. Mes të tjerash ai tha se për ato familje që kanë të ardhura prej 640 mijë lek në muaj do të përfitojnë bursë 50 %.

“Humbja potenciale për ekonominë shqiptare nga emigracioni për 2018-ën është 590 mln euro. Ky është problemi më i madh, hemorragji për vendin. Shumica larohen për kushte të mira jetese. Që përbehen nga mundësia për punësim, për strehim, për të pasur një banesë, siguria e punës, siguria ushqimore. Arsyeja e parë është modeli i gabuar, që nuk vlerëson studentin e mirë, investitorin, apo atë që punëson. Ju e dini fare mirë se kë vlerëson kjo qeveri. Këtu në Elbasan, kur e bardha ka qenë e bardhë dhe e zeza e zezë, policia ka mbajtur krahun e banditit. E para që duhet të marrë fund është modeli. Ndaj ne do ndryshojmë modelin, ndarjen e pushtetit nga krimi. Para dy javësh BE dhe Gjermania tha; ‘që të ecni dhe të vini tek ne duhet t’i jepni fund politikës të lidhur me krimin. Duhet të ofroni mundësinë dhe të gjithë shqiptarë të barabartë para ligjit’. 4 oligarkët e qeverisë nuk kanë ide më të mira, por sot ata kontrollojnë ekonominë sepse ata marrin tenderat, PPP dhe pasuritë e shqiptarëve. Çdo student me të ardhura të ulëta do të përfitojë 100 bursë. Kush ka të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj, bursë 50 %”, tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...