KED rendit të fundit kandidatin e Metës për Kushtetuesen, Ligjet miratojnë listën e kandidatëve

Tuesday, 05 November 2019 11:01

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot listën e kandidatëve për postet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka lexuar listën e kandidatëve dhe renditjen që ka bërë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në listën e parë bie në sy emri i kandidatit të dekretuar nga Presidenti Meta, i cili është renditur i treti në renditje, pra prokurori Besnik Muçi.

Ndërkohë që kandidatët e tjera, Arta Vorpsi dhe Elsa Toska figurojnë edhe në listën e dytë, të shpallur nga Kuvendi.

Sipas Ulsi Manjës kandidati Besnik Muçi është tashmë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, pasi ka marrë dekretin e kreut të shtetit.

Ndërkohë që dy kandidatet e tjera Arta VorpsiElsa Toska dhe Fjona Papajorgji pritet të votohen në Kuvend.

Kandidatët kane marrë votat pro të anëtarëve te Komisionit të Ligjeve, i vetmi që votoi kundër ishte Adriatik Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar.

 Lista e parë

Arta Vorpsi

Elsa Toska

Besnik Muçi (I dekretuar nga Presidenti)

Lista e dytë

Propozimi i Kuvendit

Arta Vorpsi

Fjona Papajorgji

Elsa Toska

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...