‘Ligji për rininë një skandal’, Kelliçi: Rama vendos kontroll politik ndaj organizatave rinore

Tuesday, 05 November 2019 11:49

Kreu i të rinjëve të PD Belind Këlliçi ka reaguar përmes një postimi në facebook pas miratimit të një ligji për rininë në parlament.

“Skandali i rradhës vjen tashmë përmes Ministrisë së Arsimit dhe “Ligjit për rininë”.

"Dje në Parlamentin e turpit u miratua “Ligji për rininë”, shkruan ai në një psotim në facebook.

“Edi Rama kreu dje pabesinë me të madhe ndaj të rinjëve duke miratuar një ligj, i cili nuk ka aspak në fokus problemet e të rinjëve shqiptarë”, vijon shenimi i Kelliçit.

Ja postimi i tij i plotë:

Edi Rama konfirmon frikën që ka nga rinia! Skandali i rradhës vjen tashmë përmes Ministrisë së Arsimit dhe “Ligjit për rininë”.

Dje në Parlamentin e turpit u miratua “Ligji për rininë”. Në mënyrë abuzive, aspak transparente, pa asnjë konsultë publike, Edi Rama kreu dje pabesinë me të madhe ndaj të rinjëve duke miratuar një ligj, i cili nuk ka aspak në fokus problemet e të rinjëve shqiptarë. Ligji i Edi Ramës për rininë nuk adreson asnjë shqetesim të të rinjëve, nuk permend aspak papunësine, nuk trajton fenomenin e “ikjes së trurit” (brain drain), nuk flet për emigracionin masiv të të rinjve e nuk ofron asnjë zgjidhje për të rinjtë shqiptarë.

Rinia shqiptare sot ka tarifat me të larta në rajon për tu regjistruar në universitet dhe përfiton cilesinë më të ulët arsimore në Europë, niveli i papunesisë mes të rinjve kalon shifren rekord te 40%, rreth 79% e të rinjve duan të lënë përgjithmonë vendin, transporti publik është më i larti në rajon, biletat e avioneve janë me të shtrenjtat në Europë dhe e vetmja zgjidhje për rininë sot është emigrimi. Asnjë nga këto shqetësime nuk vendoset në fokus të “Ligjit për Rininë”, sepse në fakt keto nuk përbejnë asnjë shqetësim për Edi Ramen. Me këtë ligj ai thjesht dëshmon dhe një herë se nuk ka prioritet tjetër përpos pushtetit të tij, që e ndjen se mund ti rrezikohet nga rinia, të cilët nuk i blen dot dhe derisa nuk i blen, vendos ti kapë me ligj!

Shqetësimi i vetëm i Edi Rames dhe Lëmshministres së Arsimit, është vendosja nën thunder dhe kontrolli i plotë politik i të rinjëve dhe organizatave rinore. Ligji i Edi Rames për Rininë nuk bën asgjë më shumë sesa vendos nën kontroll absolut të gjitha organizatat rinore në vend, përmes kontrollit të fondeve shtetërore për rininë, të cilat akordohen drejtpërdrejtë dhe pa asnjë konsultë duke u trajtuar si partnerë të qeverisë për problemet e rinisë, nga Ministria e Arsimit dhe Kryetarët e Bashkive. Ky është një SKANDAL i paprecedentë ku fondet e shtetit, tashmë do të shpërndahen me Ligj për zyrat rinore të partisë shtet!

Lufta që Edi Rama i shpalli rinisë së vendit është dhe fundi i tij politik. Koha ka ardhur që të rinjtë shqiptarë të marin në dorë fatin e tyre duke përbuzur, neveritur dhe rrëzuar një qeveri qe nuk mban asnjë premtim, nuk punon asnjë ditë për interesin e qytetarëve dhe që e ka kthyer Shqipërinë në delen e zezë të Europës. Koha e Edi Rames ka mbaruar. Koha ka ardhur për rininë shqiptare si gjithë europa.

ImageImage

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...