Ilir Meta vlerëson ish-futbollistët, mesazh të rinjve: Pa sakrificë dhe pasion, nuk ka sukses!

Tuesday, 05 November 2019 13:44

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh” katër ish-futbollistët shqiptarë, që në karrierën e tyre dhuruan emocione dhe spektakël për sportdashësit shqiptarë. Bëhet fjalë për futbollistët e shquar si  Ilias Çeço, Faruk Sejdini, Skënder Gega dhe Gani Merja (vlerësim pas vdekjes).

Teksa përmendi profilin e tyre dhe karrierën në fushën e futbollit, Kreu i Shteti tha se këto figura do të jenë model frymëzimi për moshat e reja. Meta gjithashtu iu bëri apel të rinjve duke iu thënë se pa punë dhe pasion nuk mund të arrihet kurrë suksesi i kërkuar.

“Shembujt e këtyre do mbetën një vlerë e pamohueshme për ata dhe për sportin që kanë bërë për kultivimin dhe rritjen e shëndetshme të njerëzve tanë. Këto janë momente që na bashkojnë të gjithëve pranë vlerave që ne trashëgojmë dhe janë edhe një apel për të gjithë të rinjtë tanë që ta kuptojnë se pa sakrifica, pa pasion dhe pa profesionalizëm nuk ka sukses” tha mes tjerash Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...