Reforma zgjedhore/ Opozita kërkon financim shtetëror për partitë

Tuesday, 05 November 2019 15:49

Partia Demokratike do të propozojë financim 100% nga shteti për subjektet politike dhe fushatat zgjedhore me qëllim shmangien e financave private nga burimet e dyshimta.

RTV Ora ka zbardhur drafin e opozitës për reformën zgjedhore në të cilin PD po punon së bashku me aleatët, në të cilin propozohet kriminalizimi i financimeve private.

Opozita kërkon që KQZ të bëjë një listë kostosh reference të detyrueshme me qëllim matjen e shpenzimeve për një kandidat dhe parti në fushatën zgjedhore si dhe të përcaktohen kriteret e llogaritjes se financimit për mediat.

PD në draft parashikon uljen për mjetet e propagandës në fushatën zgjedhore. Kostoja e reklamave të zbritet në detyrimet që mediat kanë ndaj shtetit.

I pyetur se kur do të kemi një produkt final, Oerd Bylykbashi tha për gazetarët se “puna vazhdon. Kemi një kalendar të përcaktuar.Reforma zgjedhore bëhet vetëm në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe jo në një komision ku mazhoranca e sheh veten sa e shëmtuar është”.

Bylybashi tha se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për daljen nga kriza politike.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...