Drogë, vrasje me pagesë, tritol.../ Ish- oficeri Nuhu tregon ‘CV’-në e Rrajave: Policia nuk i hetonte

Tuesday, 05 November 2019 19:42

Redjan Rraja, 34-vjeçari i arrestuar ditën e sotme si një prej të dyshuarve në atentatin e së premtes ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoja, nuk është emër i panjohur për organet ligjzbatuese në vend.

Ai ka qenë proceduar edhe për ngjarjen e ndodhur në zonën e Ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë Elton Çiço. Aso kohe, ai u akuzua si person që fshehi armën e viktimës.

Por emri i tij, i cili është edhe familjar me deputetin e PS, Rrahman Rraja, do të përmendej edhe në rastin “Xhisiela”.

Ish-oficeri i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Fushë Krujës, Emiliano Nuhu, tashmë azilant në një prej shteteve të Europës, do ta akuzonte si një prej personave që e kishin kërcënuar brenda zyrës së tij.

Por, në një intervistë për Syri TV, ish-oficeri Nuhu zbuloi edhe të dhëna të tjera nga aktiviteti kriminal i Rrajas.

Sipas tij, ky grup, që e cilëson shumë të rrezikshëm, është i përfshirë në disa aktivitete kriminale, por që nuk janë hetuar nga policia.

“Ky është një grup shumë i rrezikshëm kriminal, i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e drogërave në zonën e Fushë Krujës. Ka informacione për këtë grup në vrasjet me pagesë, në vendosjet e tritolit. Këtë informacion ia kam nisur me e-mail zyrtar si drejtorit të Policisë ashtu edhe Prokurores së Përgjithshme, dhe në disa drejtime të tjera. Por institucionet treguan një neglizhencë të theksuar duke mos e hetuar këtë person”, u shpreh Nuhu për Syri TV.

Sa i përket vetë Redjan Rrajas, Nuhu thekson se e njihte si një person me tendenca të theksuara kriminale dhe shumë i rrezikshëm.

“Unë Redjan Rrajan e njihja si një person me tendenca të theksuara kriminale. Një person shumë të rrezikshëm dhe që lëvizte me automjet të blinduar dhe me armë. Si mund të lëvizi një person, i njohur si dentist, me automjet të blinduar dhe me pistoletë? Vetëm në Shqipëri ndodhin këto veprime. Por në informacionet që kam patur, ka qenë pjesë e një grupi që kryente vrasje me pagesë në të gjithë Shqipërinë. Kush ka nevojë për vrasës me pagesë, kontaktojnë me këta persona në Fushë Krujë dhe kundrejt pagesave bëjnë çdo lloj krimi.”, u shpreh ish-oficeri. 

Intervista e plotë e Emiliano Nuhu dhënë gazetares Armela Ferko:

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...