Maliqi: Ky sistem i fëlliqur politik duhet të ndryshojë

Tuesday, 05 November 2019 21:18

Deputeti Lefter Maliqi deklaron se ndryshimi i Kodit Zgjedhorë është nevojë emergjente për mos lejuar kapjen e sistemit politik nga krerët e partive. Në një reagim në Facebook, Maliqi thotë se Edi Rama nuk do të pranojë ndryshimin e sistemit, pasi nuk mund të pranojë që nuk ka më nën kontroll deputetët.

Postimi i plotë i Lefter Maqlit:

“Pushteti buron nga populli dhe i takon popullit. Por e kundërta po ndodh pas 2009 me ketë sistem te fëlliqur politik ku ka mbushur parlamentin me deputete te Kryetareve, te paafte, me diploma te blera, kriminel, biznesmenë me pasuri te dyshimta më prejardhje korruptive e kriminale, ky është fundi i demokracisë. Te dashur miq mos prisni qe ky vend te behet nëse s’ndryshon sistemi zgjedhor.

Por kush do ta bej ndryshimin e sistemit zgjedhor? Deputetet aktual servilë të Kryeministrit. Rama nuk do ndryshim sistemi se do te vendos, vet listat e deputeteve me lista te mbyllura, Rama nuk pyet për popullin.

Si ka mundësi ç’është kjo demokraci ku populli nuk voton deputetet por voton vetem partine dhe listën e mbyllur të Ramës apo të opozitës. Nëse sistemi elektoral nuk ndryshon ne sistem mazhoritar ose me lista te hapura atëherë demokracia nuk ekziston, vendi do shkoj ne kriza me të mëdha ekonomike e politike, dhe vendi shkon drejt shpopullimit dhe emigrimit masiv.

Nese deputeti nuk zgjidhet nga populli atehere deputetet nuk bejne ligje qe i sherbejne popullit por ligje qe i sherbejne Kryetareve. Nese populli nuk voton drejtperdrejte deputetet me emra atehere vendin e drejton krimi, dhe truri do largohet nga ky vend sic jane larguar. Sistemin e ndryshon vetem presioni popullor, i shoqerise civile dhe ndikimi i menjehershem i nderkombtareve. Zoti e ndihmofte Shqiperinë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...