Kriza në mbledhjen e të ardhurave nga ana e Qeverisë, reflektuar dukshëm në projektbuxhetin e vitit 2020, po jep shenja të dukshme ende pa u mbyllur viti. Pagat në shumë institucione shtetërore janë vonuar ndjeshëm, ndërkohë që janë prekur së fundmi, edhe arsimtarët, ata që përbëjnë numrin më të madh të nëpunësve të shtetit.
Drejtoria Arsimore e Tiranës i ka njoftuar shkollat se do të shtyjë për në datën 15 nëntor, dhënien e pagave të tetorit.Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar me forcë këtë ndëshkim që i bëhet mësuesve nga ai që e cilëson si “narko-shteti”. “Narko-shteti falimenton! Mësuesve, paga e datës 1 nëntor, iu shtyhet për datën 15 nëntor! Lexoni mesazhin e mësuesit dixhital,” shkruan Berisha në Fb.
Doktor përshëndetje!
Jam një mësues në Tiranë. Doja t’ju informoja se pagat e mësuesve që duhet të merren në datë 1 të çdo muaji, s’kanë dalë dhe sipas Drejtorisë Arsimore Tiranë, do të ndahen rreth datës 15 nëntor! Doktor, kjo është absurde. Mësuesit aty i kanë sytë, te paga!
Ju lutem bëjeni publike në respekt të mësuesve!