Ditmir Bushati ironizon rezolutën e PS: Nuk jemi vend dordolec, jemi vend i NATO-s

E mërkurë, 06 November 2019 11:49

Komisioni i Jashtëm nisi diskutimet për projekt-rezolutën “Për Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dezinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare” e njohur ndryshe edhe si rezoluta kundër rrezikut rus.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në komision, tha se vendi ynë nuk mund të jetë imun ndaj dezinformimit, ndaj për këtë arsye është depozituar dhe kjo projektrezolutë që mban të njëjtin emër me atë të Parlamentit Europian.

Por i ashpër ishte reagimi i ish-ministrit të jashtëm socialist, Ditmir Bushati.

Fillimisht ai pyeti nëse kjo inicativë është konsultuar me qeverinë. “Është njësoj sikur të heqim TVSH-në, pa pyetur qeverinëm” tha ai.

“Që në titull kemi një gabim. Kam bërë kërkim dhe asjnë prej parlamenteve europiane nuk ka shkuar në këtë proces. Na duhet informacion nga qeveria se cilat janë vendet e Ballkanit, të cilat e kanë ndërmarrë këtë nismë,” tha Bushati.

“Ne jemi vend trojkë me Italinë dhe Slloveninë për marrjen e OSBE-së. Duhet të dimë edhe qëndrimet e këtyre dy vendeve”, shtoi.

Ish-ministri tha se në dokument nuk përmendet prania e Shqipërisë në NATO. “Në rast se jemi përballë këtij kërcënimi, çdo dy vjet ministria e Mbrojtjes përditëson një dokument që bëhet në bashkëpunim me NATO-n, në mënyrë periodike rishikohet siguria kombëtare. Pse nuk shkojmë te strategjia e sigurisë kombëtare. Ka një metodologji BE që e mat performancën e këtyre vendeve. Prapë po ju them se ky nuk është rasti”, tha Bushati.

Pasi Balla përmendi akuzat ndaj PD-së dhe Lulzim Bashës për financimet me ndikim rus.

Por Bushati tha se nuk qërohen hesapet me Bashën duke përfshirë aktorë të tjerë.

“Ky nuk është vend dordolec, është vend anëtar i NATO-s,” tha ish-ministri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...