Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo paralajmëroi të premten në një takim të NATO-s vendet që po hedhin sytë nga teknologjia kineze 5G. Pompeo tha se Partia Komuniste Kineze po “formon një vizion të autoritarizmit” dhe paralajmëroi Gjermaninë që të mos përdorë pajisjet e firmës kineze Huawei Technologies për ndërtimin e rrjetit 5G të të dhënave. “Shefi juaj i inteligjencës ka thënë se Huaëei nuk mund të besohet plotësisht“, tha ai.
Por kjo teknologji me insistimin e kryeministrit Edi Rama po futet edhe ën Shqipëri. Dhe nëse qeveria “Rama” vendos të përdorë internetin nga kompanitë kineze kjo do të thotë se gjithë komunikimi elektronik, celularë, media, komunikimi i qeverisë, ushtrisë, SHIK dhe mijëra shërbime të tjera do të jenë në dorë të kompanive me qendër në Pekin apo Shangai. Por ajo që harrohet shpesh është se Shqipëria është vend i Aleancës dhe me lejimin e kompanive të tilla në Tiranë, Shqipëria vë në pikëpyetje gjithë sistemin e sigurisë së NATO.
Amerika ka kërkuar nga gjithë kompanitë e saj të mos marrin shërbime nga kompania kineze “Huawei Technologies”. Veç luftës tregtare mes dy vendeve, bllokada ndaj produkteve kineze në fushën e teknologjisë ka një arsye më konkrete dhe lidhet me sigurinë kombëtare dhe të dhënat personale të qytetarëve. Dhënia e shërbimeve, si komunikimet elektronike kompanive kineze, për SHBA do të thotë dhënie e Sigurisë Kombëtare dhe gjithë informacionit në dorë të spiunazhit kinez.