Duke folur në konferencën e përbashkët mes Zoran Zaev, Aleksandër Vuçiç dhe Edi Ramës në Ohër, ky i fundit ka vendosur të sulmojë drejtuesit e shtetit të Kosovës.
Sipas Ramës, Kosova është vetëpërjashtuar nga ky takim dhe ky projekt.
Duke mos përmendur emra, Rama sulmoi kryeministrin dhe presidentin e Kosovës, që nuk morën pjesën në këtë takim në Ohër.
Sipas tij, takimi i tretë për mini-shengenin ose ‘Jugosllavinë e re’, do të zhvillohet në Durrës në 21 Dhjetor.
‘Dua të them se ne u dakordësuam se në 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës. Morëm edhe konfirmimin se në atë mbledhje do të jetë i pranishëm, përfaqësuesi i ri i lartë, drejtuesi i Në Durrës dëshiroj që dhe Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina, të jenë të pranishëm.
Është rënë dakord dhe më parë, të përshihet dhe Kosova, me të drejta të plota dhe e barabartë në BE. Por mos t’i shmangen elefantit që është këtu…Duhet të jenë sa më të drejtpërdrejte, me të gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë apo s’duhan të kuptojnë. Është momenti për të thënë se së pari në kujtesën time, jemi takuar, jemi ulur dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet, e zeza mbi të bardhë.
Tani më jo si dokument, por si plan veprimi. Kjo nuk e ka penguar kryeministrin apo presidentin e Kosovës që të marrë pjesë në këtë samit. Në kujtesën time, pas luftës dhe pavarësisë së Kosovës, u desh një kohë e jo e shkurtër që përfaqësues të Kosovës të pranoheshin në tavolinë.
Qoftë nga përfaqësues të Serbisë apo të Bosnjë Hercegovinës, tani prej të paktën 5 vjetësh, pjesëmarrja e Kosovës nuk është bënë në diskutim. Se gjej dot interesin dhe as përfitimin nga ky vet përjashtim( Kosova).
Në vizitën time e kam thënë; Serbia duhet të njohë Kosovën. Por Kosova nuk duhet të vete përjashtohet’, tha ndër të tjera Edi Rama.