“Edi Rama punoi shume fort kundër hapjes se negociatave me BE”- Deklarata bëhet nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, sipas të cilit ky vendim ishte projekt i qartë nga ana e kryeministrit në funksion të një agjende anti evropiane.
Ai u ndal edhe deklaratat e sotme të Ramës për liderët kosovarë që nuk pranuan të bëhet pjesë e takimit të liderve të Ballkanit për lëvizjen e lirë, duke theksuar se ky është një qëndrim i qartë dhe i egër kundër Kosovës.
“Per here te pare Shqiperia ka nje kryeminister armik te betuar te BE dhe Kosoves”, thekson Vasili, teksa nënvizon se “te gjithe kryeministrat e meparshem te Shqiperise mund te kritikohen, bile shume rrepte, per mjaft gabime edhe serioze, por kurre asnje prej tyre nuk kane guxuar te shfaqen anti BE dhe anti Kosove”.
Reagimi i plotë i Vasilit:
Rama egersisht kunder Kosoves dhe BE dhe turravrap drejt lindjes….!
Kam pasur nje bindje absolutisht te palekundur qe Edi Rama ka vetem nje axhende atë anti antiperendim,anti BE dhe antieuroatlantike, teresisht ne dem te Shqiperise.
Edi Rama punoi shume fort kunder hapjes se negociatave me BE.
Edi Rama qellimisht e agravoi krizen politike ne ekstrem dhe qellimisht nuk beri asnje hap perpara lidhur me kushtet gjermane ne menyre qe ato te mbeteshin probleme te pakapercyeshme per hapjen e negociatave megjithe paralajmerimet e shumta formale dhe informale, qe ju bene parreshtur nga Shtete dhe miq te mire te Shqiperise.
Moshapja e negociatave ishte projekti i qarte i Edi Rames ne funksion te nje axhende antieuropiane te mirepercaktuar dhe mohapja e negociatave u gatua dhe u perdor si alibi per orientimin e tij te perbetuar kah lindja.
Europa e shtetit ligjor dhe demokracise funksionale, qe funksionon permes parimit check and balance eshte nje realitet i kunder me kapjen dhe kriminalizimin e shtetit prej Edi Rames.
Ndersa qendrimi i Edi Rames kunder Kosoves eshte sa i qarte aq edhe i eger.
Kosova eshte pasqyra e nje realiteti politik demokratik dhe patriotik i cili eshte nje pasqyre vrastare per antipatriotizmin dhe antidemokracine e Edi Rames.
Axhenda autokratike dhe antiperendimore e Rames eshte teresisht e kundert me orientimin properendimor dhe antiautokratik te Kosoves.
Nje Kosove qe beson fort tek BE dhe SHBA eshte sigurisht e kunderta ekstreme e nje Edi Rame qe i ka kthyer me kohe shpinen perendimit.
Per here te pare Shqiperia ka nje kryeminister armik te betuar te BE dhe Kosoves.
Te gjithe kryeministrat e meparshem te Shqiperise mund te kritikohen, bile shume rrepte, per mjaft gabime edhe serioze, por kurre asnje prej tyre nuk kane guxuar te shfaqen anti BE dhe anti Kosove.
Ndaj nga OHRI qe ndodhet ne lindje te Shqiperise Edi Rama tregoi fyturen e vertete lindore.
Tanime nuk ka propagande apo nderkombetar te akaparuar, qe i bindin dot shqiptaret por edhe kosovaret per te kundert.
Me Edi Ramen ne karrigen e kryeministrit integrimi i Shqiperise do te jete vetem drejt varferise ballkanike dhe jo drejt prosperitetit te BE.
Ne fund te fundit mjerimi dhe shpopullimi i Shqiperise eshte halli i shqiptareve Edi Rama eshte ne parajsen e mireqenies, ndaj shqiptaret duhet ta zgjidhin vete hallin e tyre dhe ta largojne armikun me te madh te tyre.