Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, u prish shtëpitë banorëve që nuk morën pjesë në votimet e 30 qershorit.
Denoncimi bëhet nga një qytetar në adresën elektronike të ish kryeministrit Sali Berisha.
Sipas tij, një banori, i cili edhe pse e ka objektin 3-katësh të legalizuar dhe të hipotekuar, kryebashkiakja ka urdhëruar prishjen, edhe pse godinat pranë tij janë pa asnjë dokument.
“Ndrikulla e Rroskovecit prish objektet atyre që nuk votuan në zgjedhjet moniste!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe denoncimin e qytetarit.
Doktor në fillim ju uroj shëndet,dua të ndaj me ju një shqetësim dhe një padrejtësi të madhë që bënë kryetarja e bashkisë së rroskovecit, ka bllokuar me qëllime legalizimet dhe po eleminon të gjithë simpatizantët e PD.
Nje gje e tillë po i ndoth një tregtari vetëm pse kundërshtoj atë në votimet e qershorit po i prish objektin tre katesh të cilin e ka te legalizuar e te hipotekuar ,kur të njëjtën kohë të gjitha objektet përreth janë të gjitha pa dekumenta është gjëja më poshtër që mund t'i behet një njeriu, doktor kryetarja jonë nuk është njëri por një xhelatë që i ka vënë tmerrin popullit të rroskovecit, ju lutem doktor na ndihmoni që të shpëtojmë nga kjo mostër , edhe unë që po shkruaj kamë frikë se po e mori vesh ajo mostra do të hakmerret prandaj ju lutem anonim ,me respekt dhe ju uroj shëndet