Kreu i Partisë Shqiptare Atdheu, Kreshnik osmani, ka ngritur disa pikëpyetje mbi takimin e Ohrit, ku u takuan kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Në postimin e tij në Facebook, Osmani pyet nëse pas idesë së ‘Shengenit Ballkanik’ fshihet Aleks Soros, i cili ka qenë prezent sot në Ohër.
Osmani thekson se pas këtij plani mund të jetë djali i George Soros Aleksi, i cili pasi dështoi në ëndrrën e tij për ndarjen e Kosovës, po kërkon një Jugosllavi të Madhe përmes këtij ‘Shengeni Ballkanik’.
Ja postimi i Osmanit:
A po e dirigjon Aleks Soros “Shengenin Ballkanik” pasi deshtoi me ndarjen e Kosoves?
Përse sa herë Rama deklaron nga diku nje projekt antishqiptar, gjithmone gjendet ne “back stage” prapaskene Aleks Soros? A mendoni se kjo është rastesi? Çfare kerkon Aleks Soros ne Oher pikerisht sot qe Rama mbrojti me histeri te pashembullt planin per hapjen e kufijve te Ballkanit si parakusht per daljen e Beogradit ne Adriatik dhe dominancën e tij ne Rajon?! Ku jeni ju shqiptaret qe na beni shqiponjen ne gjoks dhe beni foto neper male, fusha e lumenj?! Ku jeni o patriotet e kombetares se futbollit? Ku jeni o ismail qemalsat e 28 Nentorit? Ku jeni o cerciz topullistat e Kombit?! Ku jeni ju pesqindmije shoqatat e kombit qe ushqeni njerezit me orgazma nacionaliste te pakuptimta pa guxuar kurre te citoni thelbin e tradhetise ndaj Shqiptareve? Ku jane keta pellazeget e Ilirides dhe te Dardanise qe besojne se majmunet e Angoles e kane origjinen nga Shqiperia?! Perse nuk flasin per intrigat e medha qe po gatuhen kunder ketij vendi keta intelektualet e medhenj te ekraneve? Me cfare po merret kryetari i opozites? E tmerrshme është çfare po ndodh dhe me e tmerrshme është komploti dhe heshtja e atyre qe kuptojne por nuk ndihen sepse besojne se gjithçka ka marrë fund dhe është shitur plotesisht!