Basha: Ja pse jemi ne për taksën e sheshtë 9%

Hënë, 11 November 2019 13:04

Nga fjala e Lulzim Bashës me biznesmenët e Durrësit:

“Ata e kanë ndarë ekonominë në dhjetë pjesë, secila ka një padron. Patroni ecën përpara, të tjerët janë skllevër. Të padronit, shqip.

Ndaj, e para është të rikthejmë konkrencën e ndershme. Si bëhet kjo?! Ju e vutë gishtin tek korrupsioni.  E thatë me fraza elegante: “personi i gabuar në vendin e duhur”.

 Pra, aty ku duhet të kemi një administratë transparente, siç është administrata fiskale apo prokurimet publike, kemi njerëz që mendojnë vetëm për të mbushur xhepat e tyre apo të bosëve të tyre.

 Zgjidhja jonë bazohet në të dy elemente kryesorë. Edhe tek njerëzit, cilësia e tyre, por edhe tek mënyra si do të funksionojë sistemi.

Pse jemi ne për taksën e sheshtë 9%?!

Sepse taksa e sheshtë 9% shtyn drejt formalizimit , në vend që të jeni me dy bilance, do të jeni me një bilanc.

 E dyta, duke shtyrë drejt formalizimit, duke nxitur shumicën e biznesve të dalin në dritë dhe të deklarojnë saktësisht veprimtarinë e tyre ekonomike, zvogëlon edhe mundësinë për abuzim nga administrata shtetërore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...