Rendi i ditës/Në orën 18.00 mblidhet Grupi i Punës së Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore

Hënë, 11 November 2019 17:41

Opozita vijon punën për të patur gati Platformën dhe zgjidhjet ligjore lidhur me Reformën Zgjedhore, miratimi i së cilës është një nga kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave. Opozita ka propozuar edhe Mekanizimin e posaccëm për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe konsensusin në miratimin e Reformës Zgjedhore.

Sot në orën 18.00 mblidhet Grupi i Punës së Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme, në rend dite do të jetë:

1. Vijimi i diskutimeve për platformën e votimit, numurimit dhe identifikimit elektronik, duke patur në fokus cështjen e fshehtësisë dhe integritetit të votës. Gjithashtu, do të ketë një prezantim.

2. Propozimet lidhur me shmangien e votimeve familajre, listat e zgjedhësve dhe regjistri i gjendjes civile.

3. Diskutime për Rekomandimet e ODIHR, që identifikohen si me natyre politike dhe që kërkojnë vetëm vullnet politik.

Modifikuar më Hënë, 11 November 2019 19:09
Login to post comments