"Unaza", vendi ku shqiptarët mund të fitojnë kundër pushtetarëve

Hënë, 11 November 2019 19:26

Qytetarët shqiptarë dhunohen nga pushtetarët që pasurohen me paratë e djersës së tyre. Banorët e Unazës së Re, janë të vetmit që kanë rezistuar kundër arrogancës së pashembullt të Rilindjes, kësaj bande në pushtet, ndaj për qeverinë Rama ata janë të urryer sepse iu kërcënojnë parajsën që kanë krijuar në Shqipëri, ku vidhen qytetarët pa hesap dhe askush nga hajdutët rilindas nuk mban përgjegjësi.

Qytetarët tani kanë mundësinë dhe për herë të parë t’i ulin kokën pushtetarëve që të fitojnë vet.
Pavarësisht rezistencës së hekurt 1-vjeçare, uljen kokës kësaj bande në pushtet nuk mund të ia bëjnë dot vetëm banoret e Unazës së Re, ajo bëhet nëse qytetarët bashkohen me njëri-tjetrin dhe ky është momenti më i mirë për t’i dhënë një goditje fatale këtij regjimi të korruptuar dhe kriminal.
Unaza është një aferë korruptive e pastër, e vërtetuar tashmë katërcipërisht dhe e denoncuar në sytë e gjithë shqiptarëve me fakte, zë dhe figurë, është projekti ku vidhet çdo qytetar, jo vetëm ai i unazës, ndaj vetëm shqiptarët e lirë mund ta rrëzojnë.
Nesër gjithkush duhet të bëhet banor i unazës për t’i treguar pushtetit që kjo tokë ka Zot
dhe ai quhet populli shqiptar.

Modifikuar më Hënë, 11 November 2019 19:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...