Situata te Unaza e Re, Manjani thirrje policisë: O me popullin, o me banditët që qeverisin!

Tuesday, 12 November 2019 08:58

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar që është krijuar këtë mëngjes nga përplasjet mes policisë dhe banorëve të Unazës së Re.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani i drejtohet policisë duke u shprehur se nuk është me asnjë polic që sot gjendet tek Unaza i rreshtuar kundër shqiptarëve që po mbrojnë shtëpitë e tyre, teksa shton se “detyra e policisë nuk është të prishë, por të mbrojë shtëpitë e njerëzve”.

Reagimi i plotë i Manjanit

Nuk kam asnjë mundësi mirëkuptimi për asnjë polic që sot gjendet tek unaza i rreshtuar kundër shqiptarëve që po mbrojnë shtëpitë e tyre.

Nuk funksionon më as me shkelje syri, e as me justifikimin e përhershëm: “buka e kalamajve”. Nuk mbahen kalamajt e tu duke dhunuar kalamajt e tjetrit!

Aq më tepër që detyra e policisë nuk është të prishë, por të mbrojë shtëpitë e njerëzve.

Kjo eshtë koha e burrave dhe jo e qaramanëve. Kërkohet rreshtim i qartë: o me popullin, o me banditët që qeverisin! Kush rri mbron banditët do duhet të largohet njësoj si ata. Pa asnjë mëdyshje!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...