Ambasadorët e SHBA, BE, Gjermani, Britani takim në zyrën e Bashës

Tuesday, 12 November 2019 15:43

E ngarkuara me punë  e SHBA-së, Leyla Moses-Ones, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ai i Gjermanisë, Peter Zingraf, i Britanisë, Duncan Norman dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare kanë shkuar në selinë e PD-së.

Në këtë takim të planifikuar me kreun e opozitës Lulzim Basha, janë edhe përfaqësues nga OSBE-ja.

Takimi ka pak minuta që ka nisur dhe mësohet se pjesë e tij do të bëhen edhe të tjerë ambasadorë.

Ende nuk dihet tema e këtij takimi të zgjeruar të Bashës me përfaqësuesit diplomatikë në Tiranë, por besohet se kriza politike dhe situata që po kalon Shqipëria janë tema të diskutimit.

Login to post comments