Kryedamokrati Lulzim Basha zhvilloi sot një takim në selinë e PD me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ambasadorin gjerman, atë të Britanisë së Madhe si dhe të ngarkuarën me punë të SHBA, Leyla Moses-Ones.
Takimi zgjati rreth 90 minuta dhe në fokus ishte Reforma Zgjedhore, për të cilën në PD, është ngritur prej një muaji një grup pune.
PD e ka konsideruar të rëndësishëm këtë proces. Reforma Zgjedhore është një rrugë e rëndësishme për zgjidhjen e krizës në vendin tonë.
Kjo ndodh në një moment kur janë bërë më shumë se 9 muaj krizë politike, e mbushur me protesta dhe mungesë dialogu politik.
Vetë ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones, nuk pranoi të bënte komente rreth asaj çfarë diskutoi me Lulzim Bashën.
“Takimi ishte privat, nuk kam komente”, tha ajo shkurtimisht për mediat teksa dilte nga selia blu.