Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar me përfaqësues të artit dhe kulturës shqiptare në Paris, anëtarë të komunitetit shqiptar, në kuadrin e vizitës që ai po zhvillon në Francë këto ditë.
Meta shkroi sot në Fb: “Shumë i lumtur të vizitoja "La Maison de l’Albanie", shtëpi e ngrohtë e shqiptarëve dhe e kulturës shqiptare në Paris, ku pata kënaqësinë të takoja përfaqësues të shoqatave të komunitetit tonë të dashur, të mirëintegruar në Francë.
Ky komunitet ka potencialet intelektuale për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona historike e miqësore me Francën, dhe njëkohësisht të kontribuojë për një zhvillim më të mirë, më të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të imazhit dhe të përkushtimit europian të Shqipërisë.
Mbështes përpjekjet e tyre për mësimin e gjuhës shqipe përmes teatrit, dhe projektet e tjera për njohjen e vlerave, kulturës dhe historisë shqiptare në Francë