Zbatimit të Kushtetutës për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese e shkatërruar sot nga Edi Rama, ministrja e Skëndërbeut, Elsa Spiropali e quan qëndrim kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pa sqaruar asnjëherë se Kuvendi shkeli Kushtetutën kur emëroi Arta Vorpsin si anëtare në kushtetuese, Spiropali e quan kundërvënie ndaj reformës dekretin e Presidentit të Republikës. Por pse ky revansh baltosjeje që vjen nga këta tipa si Elisa që kërcen sa herë “Skënderbeu” i çon sms për të reaguar? Fare e qartë, Spiropali i detyrohet Ramës se e mori nga rrugët dhe e bëri zonjën 5 milionë euro me paratë e doganave.
Spiropali duhet të kuptojë që nuk mund ta bëjë me reformën zgjedhore siç bën shefi i saj miliardat apo ajo vetë 5 milion eurot në dogana.
Elisa Spiropali ishte një prej dy drejtoresha beqare, të cilave kryeministri Edi Rama u besoi drejtoritë më të rëndësishme fiskale shqiptare, menjëherë pasi mori mandatin e tij të parë, pas zgjedhjeve të vitit 2013.
Sot, Elisa Spiropali ka ecur shumë në karrierë. Ajo u emërua pak kohë më parë në postin e Ministres së Shtetit dhe qëndron në krahun e majtë të Kryeministrit Edi Rama në ulëset e Parlamentit.
Spiropali, bashkëpunëtore e ngushtë e Erion Veliajt në organizatën “Mjaft” iu bashkua ekipit të Edi Ramës në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave. Zgjedhja e saj u pa me shumë skepticizëm, si nga qytetarët, por edhe nga vetë socialistët, për shkak të moshës, përvojës dhe lidhjeve të pakta me Partisë Socialiste.
Megjithë skepticizmin, Spiropali e mori me zell detyrën e re. Ajo angazhoi strukturat e hetimit doganor për të nisur një valë kontrollesh, sidomos ndaj biznesit të madh, me argumentin zyrtar për të luftuar kontrabandën dhe informalitetin. Kundërshtarë të saj, por edhe biznesmenë të ndryshëm flisnin se fushata kundër kontrabandës, ishte më shumë një fushatë “gjobvënieje”.
Por, përtej akuzave publike apo nën zë, Elisa Spiropali nuk u përball asnjëherë me organet e drejtësisë.
Paralelisht me zhvillimet pozitive në karrierën zyrtare, Elisës po i ecnin mbarë punët edhe në aspektin personal. Ajo ishte një prej atyre vajzave, tek e cila shprehja “me fat në punë, pa fat në dashuri” nuk qëndron. Spiropali u emërua nga Edi Rama si drejtuese e Doganave për shkak të statusit të saj civil, beqare. Megjithatë, njerëz pranë saj e dinin se ajo kishte një lidhje të qëndrueshme disa-vjeçare me një djalosh me origjinë nga Tepelena, por që familja e tij kishte vite që jetonte në Fier, Salarjon Totaj. Elisa dhe Salarjoni janë njohur në ditët e vështira të grevës së urisë që Partia Socialiste zhvilloi në vitin 2010. Thonë që “dashuritë e lindura në kushte ekstreme nuk i qëndrojnë kohës”. Sërish Elisa është një prej atyre vajzave, e cila i thyen këto klishe.