Balla përgojon sërish Xhaferllarin, Meta i përgjigjet: Njeri pa dinjitet

E mërkurë, 13 November 2019 21:03

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka quajtur antikushtetues vendimin e Presidentit Ilir Meta për dekretimin e Marsida Xhaferllarit për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Në një intervistë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, Balla deklaroi se Presidenti Ilir Meta sot “mund të dekretonte në këtë post edhe Enkelejd Alibeajn, bashkëjetuesin e Marsida Xhaferllarit”.

I pyetur për këto komente të Ballës, reagimi i presidentit Ilir Meta ishte i ashpër.

“Unë nuk jam këtu për t’u marrë me thashetheme që u takojnë vetëm njerëzve dhe politikanëve që nuk kanë asnjë dinjitet institucional, por as familjar dhe shoqëror. Mos prisni nga unë të merrem me gjëra të tilla,” tha Meta.

Duke folur për Xhaferllarin, Meta tha: “Është emri me CV-në më të shkëlqyer nga kandidatët e përzgjedhur nga KED. Me kualifikimet më të larta, si sa i takon shkollimit, edhe eksperiencës. Këto janë gjëra shumë të qarta, presidenti nuk merret me asnjë individ. Nëse presidenti nuk do kishte besimin tek asnjë individ. Si mund të banalizosh ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese me histori të tilla”.

Login to post comments