Nga kryebashkiak, në të kërkuar, Policia: Të arrestohet sapo të shihet Agim Kajmaku!

E Enjte, 14 November 2019 18:00

Prokuroria dhe policia vijojnë kërkimet për Agim Kajmakun ish-kreun e Bashkisë së Vorës, i cili arriti të shpëtonte prangosjes, pasi u njoftua në kohë nga radhët e sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë vijojnë negociatat për dorëzimin vullnetar të tij, çka do të sillte automatikisht ulje me 1/3 e dënimit.

Agim Kajmaku ish-kryetari i bashkisë së Vorës, vazhdon të sfidojë autoritetet ligjzbatuese në vend, duke qëndruar në arrati.

I zgjedhur më 30 qershor nga radhët e mazhorancës për të drejtuar bashkinë e Vorës, Kajmaku i shpëtoi prangosjes, duke u informuar në kohë nga seanca me dyert të mbyllura që kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë atë të “arrestit në burg”, kërkesë e bërë nga Prokuroria e Tiranës.

Të gjitha pikat e kalimit kufitar, portet dhe aeroporti janë njoftuar për ndalimin e menjëhershëm të Agim Kajmakut nëse do të konstatohet në kufi. Si masë ekstreme gjykata ka kërkuar që ti sekuestrohet pasaporta.

Prokurori Kolë Hysenaj e akuzon ish-kryebashkiakun e Vorës  për tre akuza; “Shpërdorimi detyre”, “Falsifikim të formularëve” si dhe “ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Në të njëjtën kohë, vijon negociatat me familjarët dhe avokatin për të bërë të mundur dorëziminin vullnetar të Kajmakut.  Kjo gjë do të ishte një rrethanë lehtësuese për të, duke fituar automatikisht edhe ulje 1/3 së dënimit në procesin gjyqësor.

Nga hetimet rezultoi se Kajmaku nuk e kishte raportuar në formularët e dekriminalizimit se ishte në një proces gjyqësor në Greqi.

Por nga ana tjetër prokuroria pohon se ai është nën hetim edhe për ushtrim të funksioneve pas dhënies fund të detyrës duke qenë se ka shkarkuar dy nënkryetarë te bashkisë pikërisht ditën kur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ndërpreu mandatin si edhe ka shpërdoruar detyrën.

Kajmaku ashtu si edhe Valdrin Pjetri, i dorëhequr nga Bashkia e Shkodrës u akuzuan nga Partia Demokratike se kanë qenë të dënuar në vendet e BE-së dhe këtë gjë e kishin fshehur në formularët e Dekriminalizimit. /abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...