Legjitimohet dekreti për Xhaferllarin/ Anëtarët dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kushtetueses në Presidencë

E Enjte, 14 November 2019 20:44

Në ceremoninë e betimit të Marsida Xhaferllarit, në plotësim të vakancës së dytë të Presidentit për Gjykatën Kushtetuese, ishin të pranishëm edhe të tjerë anëtarë të kësaj gjykate, por edhe Sekretari i Përgjithshëm.

Anëtarja e sapobetuar, Elsa Toska ka qenë prezent gjatë betimit të Xhaferllarit para Presidentit, bashkë me anëtarët e tjerë, Vitore Tusha dhe Besnik Muçi

Prezenca e të gjithë anëtarëve në detyre të Gjykatës Kushtetuese dhe e vetë Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese, duket se legjitimon zgjedhjen dhe veprimin e bërë nga Presidenti i Republikes, duke refuzuar në këtë mënyrë thirrjen që Kuvendi bën për të mos e njohur dekretin e Metës për Marsida Xhaferllarin.

Tashmë zyrtarisht pas betimit, Gjykata Kushtetuese ka në detyrë 5 anëtarë: Vitore Tusha, Besnik Muçi, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.

Përbërja aktuale nuk e bën ende funksionale Gjykatën Kushtetuese, e cila për të funksionuar duhet të ketë në detyrë minimumi 6 anëtarë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...