“Shqipëria në rrezik. Kushtetuta përdoret si rreckë”. Kështu shprehet ish deputeti i PD-së, Flamur Noka.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, nxitur edhe nga betimi te noteri i kandidates për Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsi, Noka shkruan ndër të tjera se, “këto idiotësira në dukje janë në themel shumë të rrezikshme dhe kanë shkatërruar themelet e shtetit”.
Në fund, Noka ka edhe një apel për shqiptarët: “Heshtja sot, paguhet shtrenjtë nesër. Shqiptarët që heshtën në 1945, e paguan”.
Postimi i plotë i Flamur Nokës:
Shqiperia ne rrezik. Me ne rrezik se kurre korniza e shtetit dhe institucioneve te tij. Kushtetuta pordoret si rrecke... Dhe nga kush? Nga pushteti dhe kamikazet e tij. Po shkaterrohen nje nga nje institucionet e shtetit.
Ne fillim po denigrohen e pastaj po shkaterrohen. Denari dhe disa kamikaze te nje organi shteteror qe ka te drejte vetem te administroje procese zgjedhore i atribuan vetes rolin e Gjykates Kushtetuese per te gjykuar e rrezuar dekrete te nje institucioni kushtetues si Presidenti dhe pastaj per te caktuar vet se kur te behen zjedhje.
Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme e zgjedhur ne menyre antikushtetuese me 69 vota zhvillon dhe dorezon ne KLP nje sondazh qe vete e ka bere ku tregon se ate e don populli ndaj duhet te rizgjidhet.
Arta tjeter qe don te behet Anetare e Gjykates Kushtetuese betohet te noterja e lagjes saj duke shkelmuar Kushtetuten ( nenin129) qe e detyron te betohet te Presidenti .Imagjinoni qe kjo qe shkel kushtetuten do te gjykoje kushtetueshmerine e cdo gjeje ne kete vend .
Keto idiotesira ne dukje jane ne themel shume te rrezikshme dhe kane shkaterruar themelet e shtetit. Heshtja sot paguhet shtrenjte neser. Shqiptaret qe heshten ne 1945 e paguan.