Doris Pack i ribashkohet protestës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

E Enjte, 14 November 2019 21:32

Ish-Eurodeputeteja gjermane, Doris Pack, ka qenë ditën e sotme e pranishme në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Politikania e njohur europiane, e cila ka dalë disa herë në mbështetje të kauzës së Teatrit, vizitoi edhe ekspozitën e artistit Avni Delvina në hollin kryesor të Teatrit Kombëtar.

Në një postim të mëhershëm në Facebook, Pack i quan aktivistët e Teatrit Kombëtar si "protestuesit e guximshëm".

Pack ndodhet në Shqipëri në kuadër të një seminari që Instituti Robert Schumann po organizon me të rinjtë.

Në një postim në Facebook gjatë pasdites së sotme, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit apelonte te qytetarët që ti dalin në mbrojtje godinës, pasi sipas informacioneve të tyre, në datat 16-17 nëntor, qeveria pritet të mësyjë. 

"Sipas informacioneve paraprake, qeveria e Edi Ramës dhe bashkia e minionit të tij Erion Veliaj kanë synim të sulmojnë dhe shembin Teatrin Kombëtar.

Me pretekstin e aktiviteteve që do të zhvillohen më 17 nëntor në Tiranë, do të bëhet bllokimi i rrugës dhe i zonës rreth Teatrit.

Me urgjencën që e kërkon ky rast ju bëjmë thirrje të gjithë juve që e lexoni këtë thirrje, të na ndihmoni që sëbashku ta mbrojmë deri në fund Teatrin si qytetarë të lirë të këtij vendi", apelon AMT.

1 / 4

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...