Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas qëndrimit të kreut të KED, Ardian Dvoranit, i cili i cilësoi sot akuzat e Presidentit Meta të pavërteta dhe “tërësisht të papërshtatshme në aspektin institucional dhe etik”.
Në një intervistë në “Opinion”, Presidenti Meta tha se Dvorani ka shqetësim etikën e Presidentit dhe jo faktin se “është bërë palë e një plani mafioz”
“Asistence mjekësore nuk i ofroj dot Dvoranit. Ky person ka shqetësim etiken e Presidentit dhe jo faktin qe është bere pale e një plani mafioz për te hedhur ne ere themelet kushtetuese te shtetit te se drejtës!”, tha Meta.
Ndërkohë, i pyetur nëse ka frikë nga SPAK, Meta i cilësoi marrëzira, ndërsa tha: Unë të kem frikë nga SPAK i Ramës dhe Ulsit? Boll me këto marrëzira, se na e bëtë Ulsiun si Uliksin