Një 32-vjeçar nga Puka u shoqërua nga forcat e antiterrorit pas dyshimeve se kishte kërcënuar kryeministrin Edi Rama.
Andrea Kurti jeton në zonën e Unazës së Re dhe kjo nxiti spekulimet se mos kërcënimet kanë lidhje me aksionin e fundit të IKMT-së.
Por Kurti jetonte me qira në këtë zonë dhe nuk preket nga historia e prishjes së banesave.
Ai i ka thënë policisë se ishte një shaka mes shokësh, që e sfiduan të shkruante mesazhin.
Panorama shkruan se policia ka rikthyer një mesazh të fshirë në celularin e Kurtit, ku ai i shkruante kryeministrit: ‘do të fus plumbin ballit’.
Pas disa orësh, Kurti është liruar.