Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Itali mbrëmjen e së enjtes.
Dy automjete, Lancia Ypsilon dhe një Volksëagen Up u përplasën “kokë më kokë” në zonën e Usmate Velate. Shqiptari ishte në drejtimin e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, shkruna tvklan.al
Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.
Ndërsa shoferi i makinës së dytë, një 21-vjeçar, mbeti i plagosur, dhe sipas mediave italiane, është jashtë rrezikut për jetën.
Mediat italiane shkruajnë se 26-vjeçari shqiptar që humbi jetën quhet Jetmir Isufi. Ai jetonte prej vitesh në Merate.
Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Policia italiane po punon për rindërtimin e dinamikës së aksidentit me pasojë vdekjen.