Ditën e sotme në Partinë Socialiste janë duke u zhvilluar zgjedhjet për delegatët, sipas parimit një anëtar një votë, të cilët do të marrin pjesë në Kongresin e 16 Nëntorit. Por duket se deri vonë në mesditë, pjesëmarrja e socialistëve ka qenë mjaft e ulët nëse kihet parasysh se kemi të bëjmë me “votues” të deklaruar dhe me tesera partie në xhep.
Në një komunikim me mediat kryetarja e Komisionit Zgjedhor të PS, Klotilda Ferhati, ka dhënë shifrat e pjesëmarrjes në qarqe dhe prej tyre duket qartë që vetëm në Peqin shifra e kalon 50% të pjesëmarrësve në këto votime.
Votimet janë mbyllur në orën 14:00 dhe duket se ky trend i braktisjes nga shumica e socialistëve, do të ngelet njësoj.
Qarku me pjesëmarrje më të lartë:
Elbasani:
Peqin- 55%
Belsh-48%
Cerrik-42%
Elbasan- 39%
Gramshi- 39%
Prrenjasi- 27%
Qarku me pjesëmarrje më të ulët:
Berati:
Ura Vajgurore -37.7%
Kuçova- 30.9 %
Berati -28%
Poliçani- 37.2%
Skrapari- 33%