Sa shumë rrezikoj Reja dhe Shqipëria përballë Andorrës, shumë ndryshme, pak dëshirë, të gjithë me mendje te Franca, rezultati ishte një blof i madh, një barazim 2-2 që gjithsesi me sa duket nuk ka prishur harmoninë përpara sfidës kundër kampionëve të botës. Stadiumi i ri Kombëtarë, Franca, menaxherë të shumë, një ndeshje që pritet të ndiqet në të gjithë botën, janë shumë arsye që djemtë e Edi Rejas të japin më shumë se 100% për të bërë më të mirë përballë Mbappe me shokë. Kjo është një ndeshje ku Edi Reja nuk ka pse të kujdesët të motivoj grupin por sigurisht kjo është një ndeshje që italiani po e përgatit deri në detajin e fundit taktik.
Strakosha apo Berisha është si gjithnjë një dilemë më vetë, gjithçka pritet të vendoset në fund. Nuk ka asnjë dyshim për sa i përket rreshtimit, skema mbetet e njëjtë 3-5-2 ku Gjimshiti dhe Dermaku e kanë të sigurt një fanellë titullari ndërsa në balotazh për vendin tjetër të prapavijës janë Ismajli dhe Veseli. Në mesfushë, Bare dhe Gjasula janë dy realitete të paprekshme, titullarë fiks, ndërsa Memushaj pritet të kompletoj digën kuqezi. Në krahë nga minuta e parë rikthehet Hysaj në të djathtë ndërsa Lenjani në të majtë. Ashtu si në sfidën përballë Andorrës, dyshja e sulmit pritet të formohet nga Balaj dhe Rei Manaj.