Basha flet me krenari për Julianin nga Myzeqeja: kush është ‘Zuckerbergu shqiptar’

Diel, 17 November 2019 15:58

Kryetari i opozitës Lulim Basha ka evidentuar jo pa qëllim sot, emrin e një të riu shqiptar që mund të konsiderohet si “Zuckerbergu shqiptar”,  emrin e Julian Sharkës, që ka lindur në zonën e Myzeqesë.

Jo pa qëllim Basha ia ka sjellë në vëmendje atë emër, fermerëve të Lushnjës dhe të Divjakës.

 

“Ju e njihni Julian Sharkën, se e keni tuajën, - tha Basha, -  por s’e njohin ndoshta të tjerët. Është 27-28 vjeç tani dhe është larguar si refugjat. Akoma pres ta takoj. Ndoshta i vjen keq që po flas kështu, por kemi komunikuar përmes miqve. Ai është larguar si refugjat në Itali, ka mësuar edhe italishten, edhe kompjuterin, duke punuar natën në një kafene.  Dhe pastaj ka shpikur një nga aplikacionet më të suksesshme ...

 

Fermeri: “Zuckerbergu shqiptar”.

Basha:  Absolutisht, “Zuckerbergu shqiptar”....Ka shpikur nNjë nga aplikacionet më të suksesshme financiare që sot kuotohet në bursat e botës, të Milanos, të Amerikës, që përdoren nga Google, Microsoft, nga të gjithë gjigandët. Është biri juaj, njesoj si këta djemtë që keni këtu . A e di pse e përmend këtë? ia kam përmendur edhe miqve të thuaj. Për të treguar se çfarë race jemi ne shqiptarët.”/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...