Ndeshja e Shqipërisë me Francën duhej të sillte një atmosferë krejt tjetër në stadiumin e ri të Shqipërisë.
Megjithatë, shija e hidhur mbeti nga fillimi deri në fund. Më poshtë është protokolli i një nate që do mbahet mend
-80 minuta përpara se të niste ndeshja, nisin të futen në stadium gazetarët. Por policia nuk i lejon, duke mos pranuar dokumentet e tyre. Një vëzhgues i FSHF-së habitet, por policia justifikohet me faktin se... po flet Rama në ceremoninë e inaugurimit.
-Kontrolli është shumë i rreptë, sidomos për eksploziv. Shumë rrugë të Tiranës janë bllokuar. Ngjan si shtetrrethim.
-Në stadium janë ftuar edhe personat invalidë. Por ka një problem të vogël... nuk funksionojnë ashensorët.
-Ende pa hyrë ekipet në fushë për nxehjen, shpërthejnë spërkatësit e ujit në drejtim të tifozëve. Rrebeshi i zemëron tifozët, që duhet të lagen edhe në stadium të mbuluar.
-Ekipet zbresin në fushë dhe tifozët vendosin të fishkëllejnë himnin francez, si një shenjë revolte për atë që ndodhi në Francë në ndeshjen e parë.
-Vetëm pak minuta përpara se të niste ndeshja, teksa të gjithë prisnin me padurim, i gjithë stadiumi nis të brohorasë: Rama ik. Thirrja zgjat për disa çaste.
-Në stadium nisin të shpalosen banerat. “Rama ik”, “Mbroni Shqipërinë”, “Hiqni duart nga Kosova”, “Hallexhinjtë” dhe “Këtu shqiponjat kanë folenë” shfaqen në stadium. Të gjitha me ironi e mesazhe politike brenda.
-Nis ndeshja, por nuk ka... tabela elektronike. Gazetarët e huaj dhe shqiptarë e bëjnë vetë kronometrimin.
-Fusha duron vetëm 17 minuta dhe plisat e barit nisin të ngrihen lart. Gropat shfaqen kudo.
-Pavarësisht atmosferës elektrizuese, francezët janë qartësisht favoritë dhe na mposhtin më rezultatin 0-2. Disa tifozë nisën të braktisin stadiumin para fundit të sfidës.