Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se kreu i KED, Ardian Dvorani është kapur nga mazhoranca. Në një komunikim me gazetarët pas kthimit nga Amerika, kryetarja e LSI thotë se kapja e KED nga mazhora ka krijuar krizën politike ku jemi sot.
“Shkelja e ligjit të zotit Dvronani sa i përket shpalljes dhe publikimit në fletoren zyrtare është një proces për të cilin ajo është një zgjedhje që ka bërë presidenti për ta cuar më tutje.
Nuk janë të rastësishme të gjithë veprimet dhe kapjet që ka kërkuar të bëjë mazhoranca dhe kryeministri Rama.
Mos ngritja e gjykatës kushtetuese për më shumë se dy vite, bllokimi i ngritjes së KED, në mënyrë që KED të drejtohej nga një i besuar i Ramës.
Situata ekonomike dhe kriza ekonomike që ka ndërtuar zoti Rama e ka bërë të pavëmendshme opinionin pubolik ndaj kapjes dhe përdorimit të instrumenteve të ndryshme për kapjen e sistemit dhe reformës në drejtësi.
Mos publikimi i dekreteve të presidentit në fletoren zyrtare dhe publikimi i një shpallje të KED tregon haptazi sesi është përdorur dhe përdoret sistemi i drejtësisë dhe tregon se lidhja e Dvornait dhe kapja e Dovranit nga mazhoranca nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë prodhuar atë krizë politike që jemi sot”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi përcolli edhe mesazhin dhe qëndrimin që Amerika ka ndaj Shqipërisë.
“Zbatimi i kushtetutës dhe larg duart e politikës nga sistemi i drejtësisë”